Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Sekuestrohen makinat që përdoreshin në krime/ Tre mjetet e vjedhura në Fier gjenden në Krujë e Kurbin

Tre automjete të vjedhura janë gjetur dhe sekuestruar nga policia në Mallakastër e Divjakë. Automjetet u gjetën në zonën në zonën e Fushë-Mamurrasit, në Kurbin, dhe në Borizanë të Krujës, në kuadër të operacionit “Hija e Natës”, ku sipas autoriteteve dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale.

Sipas policisë, dy prej automjeteve janë vjedhur më 13 nëntor 2026 në Mallakastër, ndërsa automjeti i tretë është vjedhur më 13 shtator në Divjakë.

Gjatë kontrolleve në terren, uniformat blu kanë sekuestruar edhe sende të tjera që dyshohet se janë përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve. Operacioni “Hija e Natës” nisi pas hetimeve për një seri vjedhjesh automjetesh. Gjatë fazës së parë të tij, policia arriti të zbardhë pesë raste të vjedhjes së makinave, duke arrestuar një person dhe shpallur në kërkim dy të tjerë.

Ndërkohë, policia e Fierit vijon hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe kapjen e dy personave të shpallur në kërkim. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet fiermakina te vjedhura