Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri gjatë një kontrolli në një shtëpi në Shtime.Rasti është raportuar më 30 shtator 2026, rreth orës 23:18, kur Stacioni Policor në Shtime ka pranuar informacion për praninë e dy armëve të zjarrit në një shtëpi. Pas ndërmarrjes së veprimeve policore dhe kontrollit në lokacion, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike e tipit AK-47, së bashku me dy karikatorë të zbrazët, si dhe një pistoletë me një karikator të zbrazët.Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa ndaj personit R.B., 57-vjeçar, është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Rasti mbetet nën hetim nga njësitë përkatëse policore të Stacionit Policor në Shtime, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj. /Telegrafi/

