Një 37-vjeçar shqiptar në Itali është dënuar me gjykim të shkurtuar 8 vite, 10 muaj dhe 20 ditë burg pasi nëntorin e kaluar tentoi të vriste të atin, ngjarje e ndodhur në Genova. Vetëm një javë pas ngjarjes, ai përfi në pranga. LEXO edhe...‘Ju q**sha motrën, shkoni more!’ Gjejnë përgjues në qeli, 40 të burgosur shqiptarë e italianë përleshen me policinë në burgun e Pisa-s, videoja transmetohet në TikTok Në momentin e sulmit, 37-vjeçari e goditi të atin me thikë në bark dhe tentoi ta bënte sërish, por viktima ia doli të shpëtonte dhe më pas përfi në spital, në gjendje të rëndë. Pas kësaj, autori ishte mbyllur në shtëpi dhe me thikën në dorë, kërcënonte vëllain përmes një videotelefonate. Tentativa e vrasjes ishte paraprirë nga episode të shumta dhune ndaj familjarëve dhe sipas prokurores, ishin pasojë e varësisë nga kokaina. Kur iu caktua masa e sigurisë, 37-vjeçari mohoi se kishte dashur të godiste të atin me thikë dhe kërkoi falje, por kjo nuk mjaftoi për lehtësimin e rrethanave. Në familjen e tij, ai është i vetmi që s’e ka marrë nënshtetësinë italiane dhe pas dënimit, do të dëbohet nga vendi./ANSA P.J/ReportTv.al itali shqiptarët në itali tentative vrasje Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 72.8% Jo 22.7% Jam i/e dyzyuar 4.5% Vota total: 1138 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

