Lajme Zone
Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria e Elbasanit konfiskon pluhurin e rrezikshëm të Albchrome, nën hetim depozitimi
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria e Elbasanit konfiskon pluhurin e rrezikshëm të Albchrome, nën hetim depozitimi

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar mbi 300 tonë pluhur të nxjerrë nga Uzina e Ferrokromit të firmës koncesionare Albchrome. Bëhet fjalë për pluhurin e kapur nga sistemi i pluhur kapëseve i cili sipas një raporti të AKM rezulton të jetë shumë i dëmshëm.

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar mbi 300 tonë pluhur të nxjerrë nga Uzina e Ferrokromit të firmës koncesionare Albchrome. Bëhet fjalë për pluhurin e kapur nga sistemi i pluhur kapëseve i cili sipas një raporti të AKM rezulton të jetë shumë i dëmshëm. Sipas dokumentave zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit mbetjet e një sasie të konsiderueshme prej 300 tonë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pasi vlerësohen si të domosdoshme për vërtetimin e fakteve objekt i hetimit penal”.

Duke u nisur nga natyra e sendit, prokurorët i kanë lënë në ruajtje subjektit ‘Albchrome’ shpk, i cili ka detyrimin e ruajtjes dhe paraqitjes së sendit kur t’i kërkohet nga organi procedues”.thuhet në dokumenta.

Skandali u zbulua në 28 maj kur Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pezulloi aktivitetin e Albchrome pasi evidentoi 318 tonë mbetje të rrezikshme të cilat depozitoheshin pa asnjë kusht sigurie.

Për këtë sasi mbetjesh kompania nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjësimin apo përpunimin e tyre. Më tej ishte AKM ajo që pak ditë më parë i cilësoi këto mbetje si shumë të rrezikshme. Top Channel