Lajme Zone
Konflikt me thika në Vlorë/ Policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një person
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Konflikt me thika në Vlorë/ Policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një person

Një përplasje fizike mes disa personave, është regjist...

Vlore Një përplasje fizike mes disa personave, është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej personave të përfshirë në sherr ka pasur me vete edhe një mjet prerës, thikë. Me të mbërritur në vendngjarje, efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin.

Një prej personave është larguar me vrap, duke bërë që policia të qëllojë me armë zjarri në ajër për ta ndaluar dhe është arrestuar nga efektivët disa metra më tej.

Ndërkohë, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar.personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në polici./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.