Kampionati shqiptar po bëhet gjithnjë e më i paparashikueshëm, veçanërisht në pjesën e poshtme të renditjes. Rezultatet e tre ndeshjeve të zhvilluara sot kanë ngushtuar ndjeshëm diferencat mes skuadrave, duke e bërë garën për mbijetesë edhe më të fortë.
Fitoret e Partizanit dhe Vllaznisë, si dhe suksesi i Tiranës përballë Teutës, kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në klasifikim. Aktualisht, vetëm katër pikë ndajnë skuadrën që mban vendin e fundit nga ajo që renditet në vendin e pestë.
Edhe Vora, e pozicionuar në vendin e gjashtë, nuk ka një distancë të madhe sigurie, pasi diferenca me Partizanin, që ndodhet në fund të tabelës, është vetëm dy pikë.
Java e 11-të e Superiores do të kompletohet ditën e nesërme me dy përballjet Dinamo-Skënderbeu dhe Egnatia-Vora, rezultate që mund të sjellin të tjera ndryshime në renditje dhe ta bëjnë edhe më të ngushtë garën në kampionat.
RENDITJA: Top Channel

