Lajme Zone
Seanca në GJKKO/ “Kam qenë kundër monopoleve”, Meta: Kërkoj që Rama të thirret si dëshmitar
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Seanca në GJKKO/ “Kam qenë kundër monopoleve”, Meta: Kërkoj që Rama të thirret si dëshmitar

Seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u shoqërua me akuza të forta të ish-presidentit ndaj SPAK, të cilin e akuzoi për manipulim të provave dhe veprime të qëllimshme kundër tij.

Seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u shoqërua me akuza të forta të ish-presidentit ndaj SPAK, të cilin e akuzoi për manipulim të provave dhe veprime të qëllimshme kundër tij. Në seancën gjyqësore në GJKKO, Ilir Meta deklaroi se prokuroria “në mënyrë recidiviste mashtron” lidhur me çështjen dhe përsëriti se mbrojtja ka kërkuar thirrjen e disa dëshmitarëve, mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama. “Jam rrëmbyer më 21 tetor 2024 mbi bazën e një letërporosie të falsifikuar. Kjo çështje është ngritur që në vitin 2018 dhe lidhet me zhvillime që pasuan zgjedhjet në SHBA”, u shpreh Meta. Ai përmendi edhe ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, duke pretenduar se ai është i përfshirë në hetimet ndaj tij dhe se kjo, sipas Metës, është konfirmuar nga gjykatat amerikane. Sipas tij, para ardhjes në Shqipëri, McGonigal kishte zhvilluar takime në Vjenë, ku.

Meta deklaroi gjithashtu se pas këtyre zhvillimeve në skenë doli Rome Kara, i cili bëri kallëzimin ndaj tij, ndërsa theksoi se ai ka dhënë shpjegime për këtë çështje dhe se u qëndron deklarimeve të tij. Ish-presidenti kundërshtoi edhe mënyrën se si janë administruar provat që lidhen me telefonat celularë të sekuestruar gjatë kontrollit në banesën e tij. Ai tha se një prej telefonave është identifikuar prej tij si telefon personal, ndërsa sipas tij, është trajtuar gabimisht si telefon i Fatime Kryemadhit.

“Këto janë veprime të qëllimshme kundër Ilir Metës,” deklaroi ai.

Meta u ndal edhe te çështja që lidhet me Adrian Shatkun, duke mohuar se kishte dijeni për veprimet e tij.

“Nëse do ta dija se çfarë kërkonte të bënte Adrian Shatku, do të reagoja. Do t’i kisha kërkuar ministrit Haxhinasto të ndërmerrte një akt normativ ose do të kisha iniciuar ndryshime ligjore në Kuvend. Nuk kam pasur asnjë interes personal,” tha ai.

Në përfundim, Meta deklaroi se ka qenë gjithmonë kundër monopoleve dhe se çështja po përdoret për të ushqyer, sipas tij, “propagandën dhe gënjeshtrat”, ndërsa shprehu besimin se procesi gjyqësor do të zbardhë të vërtetën.

Në fund të seancës, trupi gjykues vendosi të ndërpresë shqyrtimin e çështjes dhe ta shtyjë atë për 10 shtator, në orën 11:00, kur do të zhvillohet seanca e radhës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ilir meta