Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania

“Seabourn Quest” në Sarandë/ Kroçera me 446 pasagjerë në bord ankorohet në portin e qytetit


Porti i Sarandës vijon të presë anije turistike edhe në ditët e para të shtatorit. Këtë të mërkurë, në Sarandë ka mbërritur sërish kroçera turistike “Seabourn Quest”, me 446 pasagjerë në bord.

Porti i Sarandës vijon të presë anije turistike edhe në ditët e para të shtatorit. Këtë të mërkurë, në Sarandë ka mbërritur sërish kroçera turistike “Seabourn Quest”, me 446 pasagjerë në bord.

Anija ka mbërritur nga Gythio, Greqi, ndërsa pasditen e sotme është planifikuar të largohet nga Saranda për të vijuar lundrimin drejt Dubrovnikut.

Turistët në bord vijnë nga një numër i madh shtetesh. Mes tyre ka vizitorë nga Bullgaria, Franca, Belgjika, Hondurasi, Kroacia, madje edhe nga Zimbabve. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Gjatë qëndrimit në Sarandë, një pjesë e turistëve do të vizitojnë qytetin, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur destinacionet turistike të zonës, mes tyre Butrintin dhe Syrin e Kaltër.

Me mbërritjen e “Seabourn Quest”, numri i anijeve turistike të regjistruara në Portin e Sarandës arrin në 47, prej të cilave 20 janë kroçera turistike.

Saranda vitet e fundit ka forcuar pozicionin e saj si një prej destinacioneve të rëndësishme të turizmit detar në Shqipëri. Afërsia me Korfuzin, Butrinti, Syri i Kaltër dhe atraksionet e tjera të jugut e kanë kthyer portin në një pikë të rëndësishme ndalese për itineraret turistike në Jon dhe Mesdhe.

Prania e kroçerave sjell gjatë çdo ndalese qindra vizitorë në qytet dhe në destinacionet përreth, duke krijuar një fluks të drejtpërdrejtë për sektorin turistik dhe bizneset lokale./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet sarande