Lajme Zone
“S’do të ketë kurrë fitore”, fituesi i Çmimit Nobel për Paqe: Putini nuk mund ta pushtojë Ukrainën, por mund ta shkatërrojë
BotëTop Channel

“S’do të ketë kurrë fitore”, fituesi i Çmimit Nobel për Paqe: Putini nuk mund ta pushtojë Ukrainën, por mund ta shkatërrojë

Dmitry Muratov, fitues i Çmimit Nobel për Paqen dhe ish-kryeredaktor i “Novaya Gazeta”, paralajmëron se lufta në Ukrainë nuk mund të përfundojë me një “fitore” të vërtetë për Rusinë dhe shpreh shqetësimin për rrezikun e një përshkallëzimi deri në përdorimin e armëve bërthamore.

Dmitry Muratov, fitues i Çmimit Nobel për Paqen dhe ish-kryeredaktor i “Novaya Gazeta”, paralajmëron se lufta në Ukrainë nuk mund të përfjë me një “fitore” të vërtetë për Rusinë dhe shpreh shqetësimin për rrezikun e një përshkallëzimi deri në përdorimin e armëve bërthamore. Në një intervistë për BBC, Muratov tha se Ukraina mund të shkatërrohet nga lufta, por nuk mund të pushtohet në kuptimin e nënshtrimit të saj. Sipas tij, pas gati pesë vitesh konflikti, çdo rezultat ushtarak do të mbetet i shoqëruar nga një kosto e jashtëzakonshme njerëzore dhe politike.

“Nuk do të ketë kurrë fitore”, tha Muratov, duke argumentuar se një luftë mes dy kombeve sllave, me qindra mijëra apo më shumë viktima, nuk mund të konsiderohet fitore.

Ai paralajmëroi veçanërisht për rrezikun e përshkallëzimit bërthamor. Muratov theksoi se nuk pretendon të dijë se çfarë mendon Vladimir Putin, duke i cilësuar si spekulime deklaratat e ekspertëve që pretendojnë të shpjegojnë me siguri mendimet apo frikërat e presidentit rus.

Megjithatë, sipas tij, shqetësimi vjen nga fakti se përdorimi i armëve bërthamore është diskutuar gjithnjë e më shpesh në hapësirën publike ruse. Ai tha se gjatë vitit kjo temë është përmendur më shumë se 500 herë dhe se diskutime të tilla janë dëgjuar edhe në televizionin shtetëror dhe në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.

Në intervistë, Muratov foli edhe për fatin e “Novaya Gazeta”, gazetës që ai bashkëthemeloi më shumë se 30 vjet më parë dhe që u bë një nga zërat kryesorë të gazetarisë së pavarur në Rusi.

“Nuk ka më gazetë”, tha ai, duke përshkruar atmosferën në zyrat e saj në Moskë.

Sipas Muratovit, autoritetet ruse kanë revokuar regjistrimin e gazetës dhe kanë shtetëzuar shtypshkronjat e saj. Faqja online e “Novaya Gazeta” vijon të ekzistojë, por është bllokuar brenda Rusisë.

Muratov, i cili në vitin 2021 u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për përpjekjet në mbrojtje të lirisë së shprehjes, tha se shtypja ndaj gazetarëve dhe kritikëve të Kremlinit është përshkallëzuar ndjeshëm që prej pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022. Top Channel