Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sarandë, arrestohet 47-vjeçari që po ndërtonte pa leje në zonën e plazhit


Në Sarandë, një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi po kryente punime për ndërtimin e paligjshëm të një objekti në zonën e plazhit, në lagjen nr. 4.

Në Sarandë, një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi po kryente punime për ndërtimin e paligjshëm të një objekti në zonën e plazhit, në lagjen nr. 4.

Policia thotë se konstatoi pranë plazhit “Shqiponja” një sipërfaqe toke të sheshuar dhe të mbuluar me materiale ndërtimore, e cila po përgatitej për ndërtim me qëllim përfitimi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan 47-vjeçarin, banues në Tiranë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Gjatë operacionit u hoqën dhe u sekuestruan 48 shezlongë dhe çadra, të cilat administruesi i hapësirës së plazhit i përdorte pa leje.

Ndërkohë, specialisti i policimit në zonë u pezullua nga detyra dhe ndaj tij nisi procedimi disiplinor për shkelje të rëndë, pasi nuk kishte konstatuar paligjshmërinë/abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet