Lajme Zone
Kompensim për naftën për transportin publik/ Parashikohet subvencionim 50 për litër
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kompensim për naftën për transportin publik/ Parashikohet subvencionim 50 për litër

Autobusët e transportit publik do të rikthehen në funksionim me kapacitet të plotë, pas dakordësisë së arritur mes përfaqësuesve të sektorit dhe qeverisë për subvencionimin e karburantit.

Autobusët e transportit publik do të rikthehen në funksionim me kapacitet të plotë, pas dakordësisë së arritur mes përfaqësuesve të sektorit dhe qeverisë për subvencionimin e karburantit.

Dakordësia u arrit pas takimit me përfaqësuesit e institucioneve të linjës, ku u diskutua situata e krijuar në transportin publik dhe nevoja për mbështetjen e operatorëve.

Subvencioni i dakordësuar është 50 lekë për litër karburant. Ndërkohë, pritet të përcaktohet periudha konkrete që do të mbulohet nga kjo masë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Rikthimi i flotës në kapacitet të plotë pritet të sjellë normalizimin e lëvizjes së autobusëve urbanë dhe përmirësimin e shërbimit për qytetarët, pas kufizimeve të aplikuara ditët e fundit nga operatorët.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitetEkonomi Autobusët e transportit publiknaftë