Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sapo afrohet familja Berisha, sheshi boshatiset! Dhëndrri e Argita në protestë me një grup pedagogësh, rrëzohen karriget e lëna nga Rama për dialog (PAMJE ME DRON)


Vetëm një grup pedagogësh i janë bashkuar edhe sot protestës para Kryeministrisë. Sapo afrohet familja Berisha, sheshi boshatiset. Pjesëmarrja, siç shihet edhe nga pamjet me dron, është relativisht e ulët. Një grup pedagogësh iu bashkuan dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, dhe vajzës së tij, Argita Berishës, ndërsa Aleksandër Kovaçi, ish-pjesëtar i SHIK-ut në kohën e Berishës, lexoi sër

Vetëm një grup pedagogësh i janë bashkuar edhe sot protestës para Kryeministrisë. Sapo afrohet familja Berisha, sheshi boshatiset. Pjesëmarrja, siç shihet edhe nga pamjet me dron, është relativisht e ulët. Një grup pedagogësh iu bashkuan dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, dhe vajzës së tij, Argita Berishës, ndërsa Aleksandër Kovaçi, ish-pjesëtar i SHIK-ut në kohën e Berishës, lexoi sërish kërkesat e pedagogëve. Protestuesit u mblodhën fillimisht para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku marshuan drejt Kryeministrisë. Me të mbërritur para godinës së qeverisë, ata rrëzuan karriget e vendosura nga kryeministri Edi Rama si ftesë për dialog. LEXO edhe...Kryeministri Rama: Qeveria shqiptare do të paguajë 50% të qirasë për të gjithë studentët që plotësojnë kushtet Një ditë më parë, Kryesia e Sindikatës së Universiteteve shpalli bojkotin e mësimit, duke akuzuar policinë për përdorim dhune ndaj protestuesve dhe duke kërkuar hetim të pavarur për ndërhyrjet e efektivëve që prej 13 tetorit. “Pedagogët nuk mund të vazhdojnë mësimin si zakonisht, ndërkohë që studentët e tyre goditen në rrugë”, thuhet në deklaratën e sindikatës, e cila u ka bërë thirrje rektorëve të mos marrin masa disiplinore ndaj pedagogëve dhe studentëve që i bashkohen bojkotit. Sindikata e Universiteteve kërkon: -Ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve paqësorë; -Hetimin e pavarur dhe transparent në lidhje me përdorimin e forcës që nga data 13 tetor e në vijim, si dhe vënien para përgjegjësisë së atyre që e kanë urdhëruar dhe ushtruar këtë dhunë të pashembullt; - Trajtimin e ligjshëm dhe dinjitoz të çdo studenti të shoqëruar; -Plotësimin e kërkesave të studentëve dhe nxënësve. Lajmi në përditësim.... Ora 11:44 Një grup pedagogësh dhe studentësh bojkotojnë mësimin në Korçë, marshojnë në rrugët e qytetit! Përplasje me policinë: Po bëni terror Një grup pedagogësh dhe studentë të Universitetit të Korçës kanë bojkotuar mësimin këtë të mërkurë, duke iu bashkuar protestave në mbështetje të kërkesave të studentëve në Tiranë. Ata janë mbledhur fillimisht në ambientet e universitetit, nga ku kanë nisur një marshim paqësor në rrugët e qytetit.Gjatë marshimit, studentët janë ndalur para gjimnazit “Themistokli Gërmenji”, ku u kanë bërë thirrje gjimnazistëve t'i bashkohen protestës. Ata i janw drejtuar efektivëve me thirrjet “Po bëni terror”. Share Ora 11:33 S’ka bojkot në rrethe, mësimi vijon normalisht në universitetet e Vlorës, Durrësit, Gjirokastrës dhe Sarandës (VIDEO) Nuk ka bojkot të mësimit në universitetet e rretheve, pavarësisht thirrjes së Sindikatës së Universiteteve për ndërprerjen e procesit mësimor në solidaritet me studentët protestues në Tiranë. Në Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Sarandë, pedagogët dhe studentët janë paraqitur normalisht në auditore këtë të mërkurë, pa ndërprerje të procesit mësimor.Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, studentët shprehen në mbështetje të protestave në Tiranë, duke kërkuar kushte më të mira në universitete dhe ulje të tarifave të studimit. Megjithatë, ata nuk i janë bashkuar bojkotit dhe nuk kanë organizuar protesta, ndërsa mësimi ka vijuar normalisht.Edhe në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër nuk ka bojkot. Rektori Jaho Canaj deklaroi se universiteti nuk është pjesë e kësaj lëvizjeje dhe se për sindikatën që ka shpallur bojkotin është njohur për herë të parë dje përmes mediave.Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, zëvendësrektori Edi Puka konfirmoi se i gjithë stafi pedagogjik është paraqitur në auditore dhe se mësimi ka vijuar normalisht gjatë gjithë ditëve të protestave.E njëjta situatë paraqitet edhe në Sarandë, ku nuk ka pasur ndërprerje të mësimit apo protesta të organizuara. Share SI.E./ReportTv.al Tirane edi rama protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.9% Disi 3.2% Vota total: 9517 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?