Lajme Zone
“Sani” i JET Bank ka kapur Edi Ramën?/ Sanilevich, Ron Yeffet dhe fijet që Ahmetaj thotë se çojnë te buxheti i shtetit
PolitikëPamfleti

“Sani” i JET Bank ka kapur Edi Ramën?/ Sanilevich, Ron Yeffet dhe fijet që Ahmetaj thotë se çojnë te buxheti i shtetit

Përpara se Arben Ahmetaj të fliste për “Sanin” dhe marrëveshjen në shëndetësi, emri i biznesmenit kishte dalë në shtypin ekonomik izraelit. Calcalist, një media izraelite që mbulon ekonominë dhe biznesin, shkruante më 27 gusht se Sani Sanilevich kishte pjesëmarrje në një bankë digjitale në Shqipëri dhe po punonte për ngritjen e një spitali me biznesmenen Yardena Ovadia. Në të njëjtin artikull, gazeta e përshkruante si mik të afërt të Edi Ramës.

Denoncimet e Ahmetajt vetëm sa kanë hapur "Kutinë e Pandorës" Foto ilustruese/ Nga JET Bank te spitali, nga Sanilevich te Ron Yeffet, fijet po afrohen gjithnjë e më shumë te zyra e kryeministrit. Duket se Rama është futur thellë në një rrjet interesash të fuqishme dhe sot gjendet mes një zjarri që mund të bëhet i pakontrollueshëm: kur premtimet ndaj aktorëve të tillë nuk mbahen, kostoja mund të jetë e rëndë Media izraelite Calcalist përshkruan interesat e Sani Sanilevich në Shqipëri dhe bashkëpunimin me biznesmenen e spitaleve, Yardena Ovadia. “Pamfleti” po heton lidhjet me Jet Bank dhe pretendimet për përfshirjen e institucioneve publike në këto interesa.

Përpara se Arben Ahmetaj të fliste për “Sanin” dhe marrëveshjen në shëndetësi, emri i biznesmenit kishte dalë në shtypin ekonomik izraelit. Calcalist, një media izraelite që mbulon ekonominë dhe biznesin, shkruante më 27 gusht se Sani Sanilevich kishte pjesëmarrje në një bankë digjitale në Shqipëri dhe po punonte për ngritjen e një spitali me biznesmenen Yardena Ovadia. Në të njëjtin artikull, gazeta e përshkruante si mik të afërt të Edi Ramës.

Saniel Sanilevich, i njohur si Sani, vjen nga biznesi i pasurive të paluajtshme dhe ka shërbyer si këshilltar i Benjamin Netanyahut gjatë viteve 2006-2011. Shqipëria shfaqet në raportimin e Calcalist si një vend ku interesat e tij përfshijnë turizmin, ndërtimin, bankat dhe shëndetësinë. Calcalist.

Janë fusha ku miqësia me kryeministrin kërkon vëmendje të veçantë. Licencat, lejet, pronat dhe kontratat kalojnë nëpër institucione. Sa herë një biznesmen i afërt me kreun e qeverisë kërkon të hyjë në këta sektorë, publiku duhet të dijë çfarë ofron ai dhe çfarë merr në këmbim.

Ahmetaj e vendos pikërisht këtë marrëdhënie në qendër të akuzës së tij. Sipas ish-zëvendëskryeministrit, qeveria po përgatit në shëndetësi një strukturë sipas modelit që ai ia atribuon KAYO-s: shteti bashkohet me një partner privat dhe më pas i kalon fonde e shërbime pa tender. Përfituesin e quajti “Sani”, duke e vendosur në rrethin e ndikimit të matrapazit Ron Yeffet.

Një tjetër pjesë e rëndë e denoncimit është pretendimi se Evis Sala u largua sepse nuk pranoi të firmoste. Ahmetaj tha se Rama ua kishte shpjeguar largimin deputetëve socialistë pikërisht me këtë refuzim dhe se informacioni i kishte ardhur nga brenda mbledhjes.

Në rrëfimin e tij, marrëveshja vazhdon rrugën, ndërsa ministrja që e kundërshton largohet. Kjo është një akuzë për mënyrën si merret vendimi në qeveri dhe për hapësirën që i lihet një ministri për të mbrojtur qëndrimin e vet. Këto dy pjesë e bëjnë të domosdoshëm sqarimin e marrëveshjes.

Kush e ka propozuar? Çfarë angazhimesh i kërkohen shtetit? Çfarë kundërshtoi ministrja? Një firmë që prek shëndetësinë nuk mund të trajtohet si çështje bindjeje ndaj kryeministrit.

“Pamfleti” po heton edhe lidhjen e Sanilevich me Jet Bank. Calcalist shkruan për pjesëmarrjen e tij në një bankë digjitale shqiptare, pa e emërtuar atë. Kërkimi te kompanitë izraelite nxjerr një përputhje që e drejton vëmendjen te struktura e Jet Holdings.

Në strukturën e raportuar të aksionerëve të Jet Holdings, shoqërisë që kontrollon Jet Bank, shfaqet emri Israel Albania Holding. Në Izrael figuron Israel Albania Holdings LTD, me numër regjistrimi 517189544, e themeluar më 13 korrik 2025. Adresa e saj është Hanagar 6, Hod Hasharon. Në të njëjtën adresë, ndodhet edhe Sanilevich Real Estate and Entrepreneurship LTD. Për një bankë, kjo është çështje thelbësore. Klientët kanë të drejtë të dinë kush qëndron pas kapitalit, përtej emrit në aplikacion. Transparenca merr rëndësi edhe më të madhe kur flitet për marrëdhënie me institucione shtetërore.

Në këtë drejtim, “Pamfleti” po verifikon pretendimin se Jet Bank ka marrë rol në pagesa apo shërbime të AKSHI-t dhe ADS-së. Hetimi përqendrohet te përzgjedhja e operatorit, kushtet dhe përfitimet ekonomike që mund të burojnë nga këto marrëdhënie.

Shërbimet publike nuk mund të përdoren për t’i siguruar një banke private klientë të detyruar. Nëse shteti vendos një ndërmjetës financiar mes institucionit dhe qytetarit, duhet të shpjegojë përse, sa kushton dhe çfarë alternative ka përdoruesi. Askush nuk duhet të fitojë një treg të garantuar vetëm sepse ka akses te pushteti.

Në shëndetësi, partnerja e Sanilevich ka një profil biznesi të identifikueshëm. Yardena Ovadia figuron si bashkëthemeluese dhe presidente e grupit IMS, bashkë me bashkëthemeluesin Arie Horesh. Sipas faqes zyrtare, grupi merret me planifikimin, ndërtimin dhe administrimin e spitaleve dhe ka përvojë në projekte shëndetësore në Afrikë. Ovadia sjell përvojë që shkon nga ngritja e godinës deri te funksionimi i shërbimit spitalor. Bashkëpunimi i raportuar me Sanilevich e bën të nevojshme të sqarohet përmasa e projektit shqiptar dhe marrëdhënia që synohet me shtetin.

Një investim privat mban rrezikun e vet. Kur futen prona publike, pagesa nga buxheti apo kontrata të garantuara, koston mund ta mbajnë qytetarët për shumë vite. Pikërisht për këtë arsye, negociatat në shëndetësi nuk mund të zhvillohen si marrëveshje personale mes njerëzish që njihen.

Afërsia mes Ramës dhe Sanilevich del edhe në një episod tjetër të përmendur nga Calcalist, duke iu referuar emisionit investigativ izraelit “Uvda”. Sipas raportimit, Rama i ishte ankuar biznesmenit për presione që pretendohej se ushtroheshin në emër të Benjamin Netanyahut për emërimin e Nicole Raidman, e afërt me Sara Netanyahun, si konsulle nderi e Shqipërisë në Izrael. Bëhet fjalë për përpjekjen e raportuar për emërim, jo për një emërim të konfirmuar. Episodi e vendos biznesmenin në një komunikim ku trajtohej edhe përfaqësimi diplomatik shqiptar. Një post i Republikës nuk mund të shërbejë si dhuratë për njerëz të afërt me familjet politike. I njëjti parim vlen për bankat dhe spitalet. Miqësia me kryeministrin nuk është garanci për ndershmërinë e një marrëveshjeje dhe as zëvendësim për konkurrencën. Përkundrazi, afërsia e palëve kërkon kontroll më të rreptë mbi çdo përfitim që vjen nga shteti.

“Pamfleti” po ndjek kompanitë, pronësinë dhe marrëdhëniet institucionale për të zbardhur strukturën e këtyre interesave. Projekti spitalor i raportuar në Izrael, pista drejt Jet Bank dhe pretendimet për AKSHI-n e ADS-në janë pjesë të këtij verifikimi. Akuza e Ahmetajt për firmën e refuzuar të Salës kërkon përgjigje nga ata që kanë negociuar dhe vendosur.

Kryeministri mund të zgjedhë me kë pi kafe dhe kujt ia hap derën e shtëpisë. Derën e institucioneve nuk e ka në pronësi. Për çdo marrëveshje që angazhon paratë, pronat dhe shërbimet e shqiptarëve, duhet të japë llogari para tyre.

Duket se Rama është futur shumë thellë në një rrjet interesash të fuqishme dhe sot gjendet në mes të një zjarri, sepse kur premtimet e bëra ndaj aktorëve të tillë nuk mbahen, kostoja mund të jetë e rëndë... /Pamfleti

© Copyright Pamfleti

Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal.

Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Edi Rama nxjerr bakrin në Pazar dhe fsheh koncesionin kinezo-turk deri në vitin 2046 8 Shtator 2026, 10:1310:13Dosja e zezë Flamingot zbarkojnë në PS, nis lufta kundër Ramës 7 Shtator 2026, 10:3310:33Dosja e zezë “Koordinatori” i madh i Edi Ramës: Ron Yeffet dhe interesat e errëta që kryqëzohen rreth kryeministrit 5 Shtator 2026, 15:2615:26Dosja e zezë Rama i merr 12.6 miliardë lekë fondit të tërmetit për rindërtimin: fondet për makina, dieta dhe bileta avioni 4 Shtator 2026, 12:5812:58Dosja e zezë Dhëndër Kafsha 4 Shtator 2026, 11:0711:07Dosja e zezë 'Le Monde': Shqipëria e betonit dhe arkitektët "VIP" që fshihen si struci! 3 Shtator 2026, 17:0617:06Dosja e zezë