Foto nga vendi i ngjarjes Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë punimeve për vendosjen e ndriçimit rrugor. Katër punonjës ranë në kontakt me energjinë elektrike, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tropojë, ku katër punonjës të Bashkisë Tropojë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Bujanit, në aksin rrugor Bajram Curri–Bujan, ku punonjësit e Bashkisë po kryenin punime për vendosjen e shtyllave përgjatë rrugës.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë procesit të punës, punonjësit kanë rënë në kontakt me rrjetin elektrik të transmetimit të tensionit të mesëm.
Si pasojë një prej punonjësve, i identifikuar Muhamet Sylisufaj 59 vjeç ka humbur jetën. Albert Dunisha 40 vjec, Ilir Dautaj 47 vjec dhe Afrim Aliaj 21 vjec janë plagosur dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore dhe thuhet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve pranë linjave të energjisë elektrike. Rrethanat e sakta në të cilat punonjësit kanë rënë në kontakt me energjinë mbeten ende për t’u sqaruar.
"Më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, kemi marrë njoftim se, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, 4 punonjës të Bashkisë Tropojë, duke kryer punime për shpërndarjen dhe vendosjen fizike të shtyllave të ndriçimit në këtë rrugë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, për shkak të peshës së saj, 4 punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energjinë elektrike te punonjësit.
Si pasojë, shtetasi M.S 59 vjec ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. D 40 vjec., I. D. 47 vjec dhe A. A. 21 vjec ndodhen në Spitalin e Bajram Currit, për trajtim mjekësor.
Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave, sipas planit të punës, datë 04.09.2026, të Bashkisë Tropojë, Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit.
Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes."-njofton policia.tropoje punonjës i bashkisë bajram curri qytet 1576662093 bashkia Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Operacion në Patra, arrestohet shqiptari në kërkim ndërkombëtar 8 Shtator 2026, 12:2712:27Kronike Me maska dhe kapuçë, grabiten dy biznesmenë në Berat; autorët marrin kasafortat dhe zhduken! 8 Shtator 2026, 11:2311:23Kronike Sherr mes disa personave në Lungomaren e Vlorës, raportohet për të plagosur 8 Shtator 2026, 10:2710:27Kronike Nga sherri në lokal te përplasja me armë, zbardhet dinamika e vrasjes që tronditi Shkodrën! 8 Shtator 2026, 10:0610:06Kronike Të shtënat me armë në Shkodër, publikohet fotoja e 24-vjeçarit që humbi jetën; punonte si guidë turistike 8 Shtator 2026, 09:3309:33Kronike Të shtëna me armë në Shkodër, humb jetën 24-vjeçari; plagosen babai i tij dhe autori 8 Shtator 2026, 07:1007:10Kronike

