Lajme Zone
Samiti në Shenzhen/ Putin: Ndajmë përgjegjësinë për ruajtjen e paqes në botë
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Samiti në Shenzhen/ Putin: Ndajmë përgjegjësinë për ruajtjen e paqes në botë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar në try...

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar në tryezën e liderave botërorë se, tre shtetet e tyre ne ndajnë përgjegjësinë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së tij, në Samitin e Shenzhen, kreu rus shprehu mirënjohjen e tij ndaj presidentit kinez Xi Jinping për organizimin e samitit historik trepalësh. “Rusia, Republika Popullore e Kinës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tre shtetet tona janë fituese të Luftës së Dytë Botërore dhe ne ndajmë përgjegjësinë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Vendet tona kanë shumë interesa të përbashkëta në zgjidhjen e konflikteve rajonale, përfshirë, sigurisht, konfliktin në Ukrainë.", tha Putin. Në deklaratën e tij, Putin u shpreh se, si shtete fituese të Luftës së Dytë Botërore, tre superfuqitë kanë interesa të përbashkëta në luftimin e kërcënimeve dhe sfidave me terrorizmin ndërkombëtar dhe krimin e organizuar transnacional. "E diskutuam këtë çështje dje me Presidentin e Kinës dhe sot, me iniciativën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u përqendruam në të gjatë takimit tonë dypalësh. Kemi interesa të përbashkëta në luftimin e kërcënimeve dhe sfidave të kohës sonë, përkatësisht terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar transnacional.”, u shpreh Putin./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.