Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ndau sot detaje nga samiti i ardhshëm i NATO-s, që është përzgjedhur të zhvillohet në Tiranë.
Duke folur për ‘Euronews Albania’, Nufi tha se për këtë organizim mund të duhet nga 12 deri në 24 muaj.
Sipas ministrit, data e samitit do të vendoset nga vetë krerët e Aleancës. “Në Hagë dhamë fjalën që do të vëmë shpenzimet, në Ankara deklaruan se shpenzimet janë dhënë, në samitin që do të bëhet në Tiranë do të diskutohet ku jemi konkretisht me ekzekutimin konkret të këtyre parave, ku jemi me sistemet konkrete, ku jemi me vendosjen e tyre. Dhe normalisht, që të kryhen këto shpenzime, që të kryhen këto prokurime, që të vijnë në këtë sistem, mund të duhen më shumë se 12 muaj, mund të duhen 18 muaj, mund të duhen 24 muaj. Dhe është për krerët e NATO-s të vendosin kur do të jetë samiti i radhës”, tha Nufi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

