Lajme Zone
PolitikëReport TV

'Saliu i solli nga veriu në Bathore', Beqiri shpërthen me akuza: Shkaktari i problemeve me pronat është ai


Sipas tij, Paketa e Maleve do t'u japë mundësi banorëve të zhvillojnë pronat e tyre dhe të përfitojnë nga potenciali turistik i zonave malore.

Paketa e Maleve synon t'u hapë rrugë investimeve dhe zhvillimit të zonave malore, por në qendër të saj mbetet edhe çështja e pronësisë. Për avokatin Idajet Beqiri, problemet me pronat nuk kanë lindur sot, por e kanë zanafillën te ligji 7501, për të cilin ai akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, Beqiri u shpreh se kaosi i krijuar me pronësinë ka prodhuar konflikte të shumta ndër vite, deri edhe në vrasje. LEXO edhe...Paketa e Maleve/ Rama nga Thethi: S’është për uzurpatorë e oligarkë, por për zhvillim! Shembja e ndërtimeve pa leje? Banorët u keqkuptuan, legalizim vetëm objekteve ekzistuese “Problemet e pronësisë janë të mprehta që i bëri një alternativë kriminale e qëllimtë serbo-file e Sali Berishës që në një truall krijoi 3 pronarë, të zotin e tokës, atë që e mori me 7501-shin dhe zaptuesin. Për rrjedhojë beteja ka pjellë konflikte deri në vrasje. Në Shqipëri është bërë një luftë pushtuese vetëm për pronat. Këta duan të përligjin të thatin me të njomin. Ai që u thoshte veriorëve ‘lini bukuritë e natyrës’ dhe hajdeni nguluni në Bathore, zini tokat e të tjerëve dhe këta e quajnë qytetërim”, tha Beqiri. Sipas tij, Paketa e Maleve do t'u japë mundësi banorëve të zhvillojnë pronat e tyre dhe të përfitojnë nga potenciali turistik i zonave malore. “Shqipëria do të zhvillohet. Do të futemi në BE njësoj si Franca, Italia e Austria. I kemi parë Alpet e tyre dhe Shqipëria nuk ka përse të jetë më një vend i shkretë. Kur shikon vargun e turistëve nga Mali i Zi në Valbonë është gjynah të mos u krijosh kushte. Ata njerëz atje duhet t'i zhvillojnë pronat dhe Shqipëria të pasurohet. Është një vizion i shkëlqyer i kësaj qeverie. Zhvillimit nuk ia zë dot rrugën”, u shpreh Beqiri. U.D/E.H/ReportTv.al paketa e maleve idajet beqiri Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.9% I gabuar 27.6% Nuk e di 8.5% Vota total: 2827 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?