Kryetari i FRD-së, Sali Shehu, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të shmangë përshkallëzimin e situatës politike dhe protestave në vend, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Përmes një mesazhi drejtuar kreut të qeverisë, Shehu paralajmëron për rrezikun e një përplasjeje të madhe civile dhe i bën thirrje të mos përdorë Policinë e Shtetit në një mënyrë që, sipas tij, mund ta vendosë atë kundër qytetarëve. “Z. Rama! Mos e ço vendin në përplasje të madhe civile! Mos e sakrifiko Policinë e Shtetit dhe mos e armiqëso me popullin! I gjithë populli është me studentët!
Dorëhiqu urgjent!”, thuhet në reagimin e kryetarit të FRD-së, Sali Shehu.
Deklarata vjen në një kohë kur protestat studentore dhe përplasjet me policinë kanë rritur tensionet në vend, ndërsa reagimet politike dhe publike po shtohen për situatën e krijuar dhe mënyrën e menaxhimit të protestave. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Sali Shehu

