Ernest Muçi ka nisur të lërë gjurmën e tij në sezonin e ri me Trabzonsporin. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e parë të sezonit në kampionat, në fitoren e thellë 5-0 ndaj Gençlerbirliği, pas një asistimi të Mohamed Salah.
Muçi u bë protagonist në minutën e 59-të, kur shfrytëzoi asistin e yllit egjiptian dhe dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur një tjetër paraqitje të mirë të Trabzonsporit.
Për shqiptarin, ky ishte një moment i veçantë edhe për shkak të bashkëpunimit me Salah, me të cilin po krijon një dyshe gjithnjë e më interesante në repartin ofensiv.
Pas ndeshjes, Muçi foli me superlativa për bashkëlojtarin e tij dhe theksoi harmoninë që ekziston mes tyre.
“Mohamed Salah është një lojtar i madh. Nuk kam nevojë as ta them këtë. Kimia ime me të është shumë e mirë.”
Shqiptari vlerësoi gjithashtu nivelin e përgjithshëm të skuadrës së Trabzonsporit, e cila këtë sezon synon të jetë protagoniste në futbollin turk.
“Jemi një ekip me lojtarë vërtet me shumë eksperiencë dhe cilësi.” Top Channel

