Lajme Zone
Tritol në Lezhë, shpërthim në portën e një banese, dyshohet se i përkiste autorit të plagosjes së dy muajve më parë në Shëngjin
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Tritol në Lezhë, shpërthim në portën e një banese, dyshohet se i përkiste autorit të plagosjes së dy muajve më parë në Shëngjin

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur gjatë natës zonën e Ishull-Lezhës.

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur gjatë natës zonën e Ishull-Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit S. Q. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Kjo ngjarja dyshohet të ketë lidhje me plagosjen e datës 9 korrik në Shëngjin. Dyshohet se sot i është vendosur tritol autorit të dyshuar të plagosjes.

Burime thonë qe vetëm një kolonë e portës së jashtme është dëmtuar. Plagosje me thikë në Shëngjin, zbardhet identiteti i të riut, u paraqit vetë në spital

Aktualitet Njoftimi:

Rreth orës 03:50, në Ishull-Lezhë, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit S. Q., ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve Top Channel