Lajme Zone
Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para t...

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Ishull-Lezhë. Sipas informacioneve policore, lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit S. Q.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Ende nuk dihet asgjë për motivet e ngjarjes. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.