“Mbarset mali dhe pjell një mi”
Është ky rasti i fundit me kreun e GJKKO-së, Erjon Banin, i cili u sulmua në mënyrë kriminale, pasi përpiloi një komentar për rregulloren e brendshme të sigurisë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
Një sulm i orkestruar nga mediat shërbëtore të Erion Veliajt, të paguara nga vëllai i tij, nga korrupsioni, skandalet dhe aferat.
Pas tyre, në finale nxori kokën edhe avokati i pandehur i të pandehurit Erion Veliaj, Plarent Ndreca, që qëllimin e ka të zhvillojë seanca të hapura për Veliajn në një Gjykatë Penale me dëshmitarë, me bashkëpunëtorë, duke kundërshtuar Erjon Banin, duke thënë se ka nxjerrë një rregullore gjoja në emër të profesionit të gazetarëve. Erjon Bani, përballë këllirave mediatike/ Një sqarim për opinionin publik 5 Gusht, 12:38 Por, nga ana tjetër, është i pandehuri Erion Veliaj, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, që nuk shkon në gjyq se thotë me fotografojnë në kafaz. Ditë pas dite u bien argumentet. Sulmohet në mënyrë kriminale Erjon Bani për shkak se ka dhënë një vendim duke gjetur të ligjshme masën e arrestit me burg të Erion Veliajt dhe duke u dhënë të drejtë prokurorëve në bazë të fakteve dhe provave që ata kishin paraqitur.
Erion Veliaj prej më shumë se një viti nuk shkon të gjykohet në GJKKO. Mediat e pushtetit të paguara me paratë e skandaleve, korrupsionit, aferave, të paguara me reklamat e Arbër Veliajt, ngrenë alarmin sikur çfarë ka ndodhur. Si po sulmohen nga krimi dhe mediat e pushtetit gjyqtari dhe prokurorët që prangosën Veliajn 6 Gusht, 10:11 Kreu i GJKKO-së, Erjon Bani, në komentar thekson se siç e ka GJEDNJ dhe Gjykata Kushtetuese ti nuk mund të hysh në gjykatë me telefon, jo vetëm gazetarët, por as avokatët, as prokurorët e as gjyqtarët. Është masë sepse GJKKO është një Gjykatë Fakti, një Gjykatë Penale. Prej vitesh në Gjykatën Penale të Tiranës nuk hyn dot me telefon në dorë në sallën e gjyqit. E GJKKO nuk mund të bëjë përjashtim.
Si rrjedhojë e këtij fakti, GJKKO ka shpallur një rregullore, e cila nuk ka asnjë censurë. Censura është një mashtrim. Mediat e paguara nga pushteti, korrupsioni, skandalet dhe aferat, nga kryebashkiaku dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj, “po mbarsin malin të pjellë një mi”.
Kjo ka thjesht dhe vetëm një qëllim, i cili është të sulmohet Erjon Bani, të ushtrohet presion mbi gjykatën siç ndodhi në sulmin ndaj Altin Dumanit, si në sulmin ndaj Ols Dados.
Pra, në finale, qëllimi është të krijojnë kakofoni kundër drejtësisë se po shkelin të drejtat e njeriut, se prokurorët kanë probleme, por të gjitha i hedh poshtë kjo video e Veliajt, e cila na tregon fytyrën e kryebashkiakut para se të hetohej dhe pas arrestimit. View this post on Instagram A post shared by CNA.al (@cna.al) Gjithçka ndryshoi kur Veliaj u arrestua. Tani po bëhet gjithçka nga të njëjtat media që bërtisnin “urra” kur arrestoheshin Meta dhe Berisha, tani sulmojnë prokurorët dhe gjyqtarin për arrestimin e Veliajt.
Nga mediat që janë zëdhënëse të krimit dhe korrupsionit, zëdhënëse të Suel Çelës kundër Altin Dumanit, zëdhënëse të Veliajt kundër Ols Dados dhe Erjon Banit.
Ky sulm bëhet nga mediat që janë gati “të djegin jorganin për një plesht”, por harrojnë se do të digjen edhe vetë aty brenda./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

