Lajme Zone
I ‘forti’ i Dibrës ekstradohet nga Italia, në kërkim për tentativë vrasje e 2 ngjarje të tjera! Nga vrasja e biznesmenit te dhuna ndaj Policit, historiku kriminal (VIDEO+EMRI)
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

I ‘forti’ i Dibrës ekstradohet nga Italia, në kërkim për tentativë vrasje e 2 ngjarje të tjera! Nga vrasja e biznesmenit te dhuna ndaj Policit, historiku kriminal (VIDEO+EMRI)

38-vjeçari nga Bulqiza u ekstradua në Shqipëri për t'u përballur me drejtësinë, pasi kërkohet për 3 ngjarje kriminale. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, goditje për shkak të detyrës dhe mosbindje e urdhrit të policisë.

TIRANË- Fadil Tërnova, 38 vjeç nga Bulqiza, një person i cilësuar me rrezikshmëri të lartë nga autoritetet shqiptare dhe i njohur si i forti i Dibrës u ekstradua nga Italia në Shqipëri. Ai rezulton në kërkim prej të paktën 8 vitesh dhe u arrestua në Itali për tu ekstraduar më pas në vendin tonë. Zyrtarisht ndaj tij, rëndojnë akuzat për 4 vepra të rënda penale. Historiku i tij kriminal daton që prej vitit 2009, kur Tërnova plagos rëndë një person. Në vitin 2012, u kap me pistoletë dhe fishekë. LEXO edhe...Itali/ 28 kilogramë kokainë e fshehur në pellet druri, zbulohet rafineria e drogës në Latina! 5 në pranga, përfshirë një shqiptar (VIDEO) Ai është dënuar për vrasje në vitin 2013 në Bulqizë.Gjatë një shkëmbimi zjarri ku edhe vetë Fadil Ternova mbeti i plagosur, u vrau biznesmeni i kromit Shefqet Shehu dhe u plagos rëndë vëllai i tij, Vehab Shehu. Për ngjarjen, u arrestuan 3 persona, Fadil Tërnova, Luan Tërnova dhe Vehap Shehu. 38-vjeçari nga Bulqiza bëri 2 vite paraburgim, çka iu llogaritën si 3 vite burg, duke e mbyllur dënimin e tij për përfshirjen në vrasjen e biznesmenit. Aktualisht, Tërnova kërkohet për 3 ngjarje kriminale nga autoritetet shqiptare. Në 2018 rezulton që ka marrë një dënim me 2 muaj burg për mos bindje të Policisë së rendit publik, dënim që rezulton i pashlyer. Në 2023-shin ndaj tij është caktuar masa arrest me burg pasi ka ushtruar dhunë ndaj shefit të policisë bashkiake të Bulqizës. Episod në të cilin Tërnova ishte edhe me dy persona të tjerë. Ndaj tij rëndon akuza “Goditjet për shkak të detyrës”. Ndërsa në 2024-ën, i është caktuar po ashtu masa arrest në burg në mungesë për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në aksin “Bulqizë-Tiranë”, tentoi të vrasë me automatik Afrim Petin në aksin Bulqizë-Tiranë pas një konflikti verbal me të. Njoftimi i Policisë: Ekstradohet nga Italia, një shtetas i akuzuar/dënuar për 4 vepra penale, ndër to, për tentativë për vrasje me armë zjarri. •shtetasi i arrestuar në Itali, F. T., 38 vjeç, lindur në Bulqizë, pasi Gjykata e Dibrës: -në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2024, në aksin rrugor “Bulqizë-Tiranë”, shtetasi F. T. ka tentuar të vrasë me armë zjarri (automatik), shtetasin A. P., pas një konflikti verbal me të, për motive të dobëta; -në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim; -në vitin 2018, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Për arrestimin e tij janë zhvilluar disa operacione në Shqipëri, por pa rezultat. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/SI.E./ReportTv.al Shefqet Shehu Tirane Diber ekstradim Fadil ternava itali Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35% Jo 59.9% Nuk e di 5.1% Vota total: 2303 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?