Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha ka përparim në një marrëveshje me Iranin për të rihapur plotësisht Ngushticën e Hormuzit.
Rubio u tha gazetarëve në Departamentin e Shtetit se pavarësisht përparimeve, ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.
Rubio përsëriti se marrëveshja që po diskutohet aktualisht ka të bëjë vetëm me Ngushticën e Hormuzit dhe se do të duhet të nënshkruhet një marrëveshje shtesë në lidhje me programin bërthamor të Iranit.
Të shtunën, Trump pretendoi se një marrëveshje ishte e afërt kur vendosi të tërhiqej nga kërcënimi i tij i fundit për të bombarduar Iranin./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

