Drejtori i Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali, u shpreh sot me nota kritike ndaj draft-propozimeve të PS-së dhe PD-së për Reformën Administrativo-Territoriale.
Duke folur lidhur me çështjen në ‘Syri Tv’, Haxhimali tha se reforma të tilla strukturore që prekin qytetarët meritojnë të trajtohen me seriozitet.
Haxhimali u ndal te regimet e banorëve në disa zona, që kanë shprehur kundërshtinë përmes protestave, që i cilësoi si më të prekurit, ndërsa tha se në këtë rast, politikanët lokalë përpiqen të fshihen. “Duhet thënë që reforma të tilla strukturore, të cilat prekin këto ndjesi të qytetarëve, patjetër meritojnë të trajtohen me më shumë seriozitet, qoftë në dëgjesa, qoftë në konsultime. Këtu nuk e kam fjalën për qytetarët e thjeshtë. Me thënë të drejtën, ata janë më të prekurit, por për politikanët lokalë që fshihen pas gishtit”,-tha Haxhimali./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

