Zjarri në Riban të Mallakastrës vazhdon. Autoritetet kanë vendosur që, për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, ta ndërpresin operacionin gjatë natës.
Rreth orës 20 të së martës, forcat zjarrfikëse arritën që ta kishin situatën nën kontroll.
Gjatë ditës, në luftë me flakët e favorizuara nga era, zjarrfikësit në terren shmangën që të digjeshin disa banesa të fshatit. Në ndihmë edhe helikopterë që hidhnin ujë nga ajri. Policia evakuoi 15 familje, bashkë me bagëtitë dhe kafshët shtëpiake.
Kjo është vatra e dytë e zjarrit e regjistruar në pak ditë në Mallakastër.
Në operacion janë angazhuar automjete zjarrfikëse jo vetëm nga Mallakastra, por edhe nga Patosi dhe Fieri, të cilat po punojnë në kushte të vështira për izolimin e vatrave.
Taulant Gjoka, zv/drejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Policisë Fier, tha se ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.
Ndërkohë, për zjarrin e një dite më parë në Qafën e Vidhit, policia arrestoi një 54-vjeçar për zjarrvënie të qëllimshme, ku u dogjën më shumë se 400 pemë ulliri.
Policia vijon apelin ndaj qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve, pasi temperaturat e larta dhe era krijojnë kushte të favorshme për përhapjen e shpejtë të flakëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet zjarri ne mallakaster
