Rreth 5 mijë kamera trupi kanë mbërritur në Shqipëri dhe pritet të shpërndahen në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit.
Të parët që do të pajisen me këtë teknologji të re do të jenë efektivët e Policisë Rrugore në Tiranë, për t’u shtrirë më pas në të gjitha strukturat e tjera policore në vend.
Kamerat do të mbahen nga punonjësit e policisë gjatë gjithë kohës së shërbimit, duke regjistruar veprimet e tyre në terren. Ky sistem synon të dokumentojë ndërhyrjet policore dhe të krijojë një pasqyrë më të qartë të situatave me të cilat përballen efektivët gjatë ushtrimit të detyrës.
Një nga risitë kryesore është mundësia e aksesimit të drejtpërdrejtë të kamerave nga Sallat Operative të Policisë. Përmes këtij sistemi, pamjet do të mund të monitorohen dhe kamerat të aktivizohen nga salla përkatëse.
Sipas mënyrës së funksionimit të parashikuar, efektivët nuk do të kenë mundësi të ndërhyjnë në regjistrimin e pamjeve apo t’i fshijnë ato. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet kamera trupipolicia
