Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Nga flakët janë djegur gjithashtu edhe disa bagëti.
Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të pasdites së sotme, ku zjarri ka përfshirë një sasi të madhe ushqimi për blegtorinë, si dhe jonxhën e depozituar pranë kasolles.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës i Krujës, por pavarësisht ndërhyrjes, flakët kanë përfshirë të gjithë bazën ushqimore dhe kanë shkaktuar djegien e disa lopëve. Dëmet materiale janë në pronësi të Deli dhe Osman Tufës. Ndërkohë, shkaku i rënies së zjarrit mbetet ende i paqartë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet bageti
