Ministri Demo ka reaguar lidhur me protestat dhe tensionet e krijuara, duke dënuar dhunën ndaj pronave private dhe kërcënimet e drejtuara ndaj drejtuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit. Ai theksoi se policia nuk ndodhet në terren për t’u përballur me dhunë me qytetarët, por për të garantuar sigurinë e tyre.
Demo paralajmëroi se kërcënimet dhe thirrjet për sulme ndaj punonjësve të policisë janë akte të papranueshme që nuk do të tolerohen, ndërsa nënvizoi se qeveria mbetet e hapur për dialog. “Policia e Shtetit nuk është aty për t’u përballur dhunshëm me qytetarët, por për sigurinë e tyre. Ka pasur dhunë qenë kundrejt subjeketeve dhe pronave private. Ka presion të ushtruar ndaj policisë, jo vetëm në ushtrim të detyrës si rrjedhojë e dhunës, por sulme mediatike dhe në rrjetet sociale. Janë referuar kërcënimet që i janë bërë drejtuesve dhe efektivëve, për identifikimin e tyre dhe thirrjen për sulme ndaj tyre. Akt i paprecedentë, që nuk do tolerohet. Qasja e qeverisë është e qartë ne jemi të hapur për dialog”, tha ministri Demo. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Ervin Demoprotestat ne tirane

