Rruga e vjetër nacionale Poliçan-Skrapar ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e shkarjeve të terrenit. Njëra anë e aksit ka përfunduar në kanal, ndërsa në pjesën tjetër të rrugës vijojnë të bien gurë nga zona kodrinore. Pjesa e dëmtuar ndodhet në hyrje të qytetit të Poliçanit dhe, pavarësisht se rruga nuk ka të njëjtin fluks lëvizjeje si më parë, ajo përdoret çdo ditë nga mjete të tonazhit të rëndë. LEXO edhe...Ambasada e Kroacisë në Shqipëri takim me të rinjtë e Beratit: Ndërtojnë një të ardhme të përbashkët evropiane Në këtë aks kalojnë kamionë që udhëtojnë drejt zonës së malit të Tomorrit për t'u ngarkuar me pllaka guri dekorativ. Mjetet kthehen më pas me ngarkesa të mëdha, duke shtuar rrezikun në një rrugë tashmë të dëmtuar. Në zonën e dëmtuar nuk ka tabela apo sinjalizime që t'u kërkojnë drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm gjatë kalimit. Prej rreth dy muajsh, rruga vijon të jetë në këtë gjendje, ndërsa ndërhyrja për riparimin e saj mungon. Xh.K/E.H/ReportTv.al Berat polican skrapar Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.2% Vota total: 5886 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
