Lajme Zone
Pagat e magjistratëve, Bardhi: Sistemi i Drejtësisë është lënë në kolaps financiar, Rama të japë llogari për moszbatimin e vendimit të Kushtetueses!
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pagat e magjistratëve, Bardhi: Sistemi i Drejtësisë është lënë në kolaps financiar, Rama të japë llogari për moszbatimin e vendimit të Kushtetueses!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të japë llogari, për atë që ai e cilësoi si moszbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se sistemi i drejtësisë është lënë në kolaps financiar dhe magjistratët janë lënë pa paga, ndërsa sipas tij, kryeministr

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të japë llogari, për atë që ai e cilësoi si moszbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se sistemi i drejtësisë është lënë në kolaps financiar dhe magjistratët janë lënë pa paga, ndërsa sipas tij, kryeministri Rama po përpiqet të manipulojë opinionin publik. LEXO edhe...Kriza e pagave/ Rama: Gjykata Administrative jo vetëm kërkon rritjen me 51% të rrogave të magjistratëve, por edhe që rritja të nisë që nga prilli i vitit 2023! Të prapambeturat, mbi 130 mln euro Bardhi nënvizoi se deri më sot Këshilli i Ministrave nuk ka paraqitur asnjë projektligj që reflekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve. Kreu i Grupit të PD-së thotë se Rama ia rriti pagën vetes me 100% ndërsa sipas tij, magjistratëve u thotë: “Nuk mund t’jua rris me 51%”. Lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative, që pranoi paditë e GJKKO-së dhe Gjykatës së Durrësit, duke urdhëruar pezullimin e vendimit të Ministrisë e Financave dhe degëve të Thesarit, si dhe zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave për këto gjykata, Bardhi shprehet se Rama gënjen kur përpiqet sipas tij t’ja faturojë detyrimin për pagat e prapambetura që nga prilli 2023 të magjistratëve, kësaj gjykate. Kjo pasi sipas Bardhit, ky detyrim është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e shkurtit 2026, duke përcaktuar madje edhe formulën mbi bazën e të cilës përllogaritet pagesa e prapambetur. Reagimi i Bardhit: Edi Rama duhet të japë llogari për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese! Edi Rama po përpiqet prej ditësh të manipulojë opinionin publik për pagat e magjistratëve, për të fshehur përgjegjësinë e tij për një situatë të paprecedentë: sistemi i drejtësisë është lënë në kolaps financiar, ndërsa magjistratët dhe administrata e gjykatave e prokurorive janë lënë pa paga. Por propaganda nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë. Edi Rama duhet t’u përgjigjet shqiptarëve: Pse për pesë muaj nuk zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Pse qeveria e tij nuk ndërmori asnjë veprim për të zbatuar një vendim detyrues të Gjykatës Kushtetuese, edhe pse ishte e qartë se mosveprimi i Kuvendit brenda datës 31 korrik 2026 do të sillte pasojat e parashikuara nga vetë Gjykata? Pse, deri më sot, Këshilli i Ministrave nuk ka paraqitur asnjë projektligj që reflekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve, por është fshehur pas dy deputetëve të tij që as dinë çfarë kanë firmosur? Këto janë pyetjet që Edi Rama duhet t’u përgjigjet. Jo të sulmojë sistemin e drejtësisë. Jo të ndërtojë alibi. Jo të prodhojë propagandë. Edi Rama ia rriti rrogën vetes me 100%, ndërsa magjistratëve u thotë: “Nuk mund t’jua rris me 51%”! Në periudhën 2022–2023, në emër të rritjes së kostos së jetesës dhe çmimeve, pagat e funksionarëve dhe punonjësve të sektorit publik u rritën ndjeshëm, në disa raste deri në 100% të vlerës së tyre. Përfituan Presidenti, Kryeministri, ministrat, deputetët, drejtuesit dhe një pjesë e administratës publike. Por gjyqtarët dhe prokurorët u lanë jashtë kësaj rritjeje. Ata nuk përfituan asnjë rritje page gjatë asaj periudhe. Më e rëndë është se kjo vendimmarrje e Kuvendit është vlerësuar si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, përmes dy vendimeve. Pavarësisht kësaj, Edi Rama dhe shumica e tij në Kuvend shkelën vendimin e parë të Gjykatës Kushtetuese dhe, prej pesë muajsh, refuzojnë të zbatojnë edhe vendimin e dytë. Ky është i vetmi shkak i krizës së paprecedent të krijuar në sistemin e drejtësisë. Edi Rama gënjen po ashtu kur përpiqet t’ia faturojë Gjykatës Administrative detyrimin për pagesat e prapambetura që nga prilli 2023. Ky detyrim është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e shkurtit 2026, duke përcaktuar madje edhe formulën mbi bazën e të cilës përllogaritet pagesa e prapambetur. Përpjekja për të deformuar faktet dhe për t’ia transferuar përgjegjësinë institucioneve të tjera është thjesht një tjetër përpjekje për t’iu shmangur llogaridhënies. Në një shtet normal, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk negociohen, nuk interpretohen sipas interesit politik dhe nuk zvarriten për pesë muaj. Zbatohen. Në një shtet të së drejtës, qeveria nuk mund të zgjedhë se cilat vendime respekton dhe cilat jo. Prandaj, Edi Rama duhet t’u japë llogari shqiptarëve. Përse nuk e zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Përse lejoi që sistemi i drejtësisë të mbërrinte në këtë pikë? Dhe përse, në vend që të zgjidhë krizën, po përpiqet ta mbulojë atë me propagandë? Edi Rama siç i ka dhënë urdhër Ministrit të Finacave të bllokojë llogaritë e pagave të magjistratëve, ashtu i ka dhënë urdhër edhe Parlamentit të mos zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, shqiptarët meritojnë përgjigje, jo justifikime. Kushtetuta nuk është zgjedhje politike. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë detyruese. Dhe askush, përfshirë Edi Ramën, nuk është mbi Kushtetutën. R.Xh/ReportTv.al magjistratet gjykata kushtetuese Gjykata Administrative sistemi i drejtesise pagat e drejtesise gazment bardhi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.2% Vota total: 5885 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?