Lajme Zone
Përmbytjet përfshijnë Elbasanin, bllokohen hyrjet e banesave dhe rrugët
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Përmbytjet përfshijnë Elbasanin, bllokohen hyrjet e banesave dhe rrugët

Reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në disa zona të Elbasanit, duke krijuar vështirësi për banorët dhe drejtuesit e mjeteve.

Reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në disa zona të Elbasanit, duke krijuar vështirësi për banorët dhe drejtuesit e mjeteve.

Në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania, uji ka vërshuar në oborre dhe hyrje banesash, ndërsa banorët thonë se e kanë të vështirë të dalin nga shtëpitë.

“Përshëndetje JOQ, jemi në lagjen Vullnetari. Hyrjet janë bllokuar, nuk kemi nga të kalojmë.”

Përmbytje janë raportuar edhe në rrugët e qytetit, ku uji ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe ka krijuar trafik të rënduar.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e strukturave përgjegjëse për largimin e ujit dhe normalizimin e situatës.

JOQ Albania publikon pamjet e mbërritura në redaksi, ndërsa situata në Elbasan vijon të monitorohet. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)