Lajme Zone
"Rruga e Ramës, e njëjtë me atë të Vuçiç-it"/ Vokshi: Komisioni i Jashtëm të thërrasë studentët
PolitikëCNA

"Rruga e Ramës, e njëjtë me atë të Vuçiç-it"/ Vokshi: Komisioni i Jashtëm të thërrasë studentët

Në Muriqan është kapur nga shërbimet e Policisë një 31 vje...

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, ka bërë thirrje që të dëgjohen kërkesat e studentëve.

Gjatë fjalës së saj, Vokshi tha se Rama është i vdekur politikisht, ndërsa shtoi se rruga e tij do të jetë e njëjtë me atë të ish-presidentit Aleksandër Vuçiç në Serbi. Ajo theksoi se dëgjimi i kërkesave të studentëve është të ndjekësh standardet europiane. “Ruga e Edi Ramës është e qartë, do të ndjekë rrugën e vëllait të tij në Serbi. Është politikisht i vdekur kryeministri Edi Rama. Ne kërkojmë që meqë jemi komision për çështjet e integrimit të shohim standardet europiane.

Të marrim çështjet e protestuesve dhe t'i thërrasim e t'i dëgjojmë. Ky është standard europian, t'i dëgjojmë kërkesat e tyre. Përgjegjësia jonë është të jemi pranë qytetarëve, të dëgjojmë kërkesat e tyre dhe t'u japim zgjidhje”, u shpreh Vokshi. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.