Reshjet e breshërit kanë përfshirë në orët e mëngjesit zonën e Xibrit, pranë tunelit të Murrizit, duke krijuar një shtresë kokrrizash në asfaltin e Rrugës së Arbrit. Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshje breshëri në lartësinë rreth 900 metra mbi nivelin e detit, duke përkeqësuar kushtet e qarkullimit në këtë segment rrugor. LEXO edhe...EMRI/ Kush është mjekja nga Tetova që humbi jetën në aksidentin pranë Tunelit të Murrizit! Udhëtonte si pasagjere, spitali ku punonte e përcjell me dhimbje Drejtuesve të automjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës apo Dibrës u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar, pasi prania e breshërit në rrugë rrit rrezikun e aksidenteve. Ndërkohë, problem vijon të mbetet edhe furnizimi me energji elektrike ku në disa zona janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erërave të forta. Grupet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike për abonentët. A.C/ReportTv.al rruga e arbrit OSHEE tuneli i murrizit Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60% Jo 30.5% Nuk e di 9.4% Vota total: 2508 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
