Lajme Zone
Rrufjani Milton Nushi, "zari" i Rezart Taçit, sekseri i punëve të zeza në 6 ministri dhe në dosjet e spiunëve
PolitikëPamfleti

Rrufjani Milton Nushi, "zari" i Rezart Taçit, sekseri i punëve të zeza në 6 ministri dhe në dosjet e spiunëve

U katapultua prej lidhjeve të babait, ish-funksionar i lartë gjatë pushtetit komunist, deri deputet e ministër i Tregtisë së Brendshme; ndërsa pas vitit 1991 babai u bë këshilltar i disa kompanive tregtare e ndërtuese dhe Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Hidrokarbureve.

Milton Nushi / Raporti i KLSH-së zbuloi edhe këtë falsifikim që bëri Milton Nushi kur ishte Administrator i Akademisë së Sigurisë: me dokumenta false shpenzimesh fiktive në vlerë 17 milionë lekë, mashtroi sikur ushqimet e studentëve ua kishte dhënë qenve të policisë... Rrufjani Milton Nushi, i njohur me nofkat "Zvarraniku", "sekseri" e "Zari", ka depërtuar me detyra në disa institucione shtetërore gjatë 33 viteve.

U katapultua prej lidhjeve të babait, ish-funksionar i lartë gjatë pushtetit komunist, deri deputet e ministër i Tregtisë së Brendshme; ndërsa pas vitit 1991 babai u bë këshilltar i disa kompanive tregtare e ndërtuese dhe Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Hidrokarbureve.

Ja detyrat ku ka qenë Milton Nushi dhe zullumet që ka bërë:

· Janar 1995 - Janar 1998, Milton Nushi ishte Drejtor i Fondacionit "SHEFT", me aktivitet trajtimin e fëmijëve të rrugës me fonde të BE-së e UNICEF-it, dhe nëpërmjet Milton Nushit e babait të tij, me sponsorizime ilegale nga firmat private e firmat piramidale, të cilat Miltoni nuk i deklaroi dhe e përzunë.

· Janar 1998 - Gusht 1998, ishte Drejtor i Personelit, Organizimit e Shërbimeve në Kryeministri, ku falsifikonte dosjet e zyrtarëve që rekrutoheshin dhe abuzonte me fondet e shërbimeve.

· Shtator 1998 - Korrik 1999, ishte Anëtar i Komisionit Shtetëror për Kontrollin e Figurës së Zyrtarëve, ku zhvati miliona lekë me zhdukje, dëmtime e falsifikime dosjesh të politikanëve, qeveritarëve, zyrtarëve e biznesmenëve spiunë të ish-Sigurimit.

· Janar 2000 - Shkurt 2001, ishte këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, detyrë nga e cila e larguan për sekserizëm me emërimet dhe pasaportat diplomatike.

· Shtator 2001 - Janar 2002, ishte këshilltar i Ministrit të Arsimit e Shkencës, detyrë nga e cila e larguan për sekserizëm me emërimet, tenderët e librave dhe njohjen e diplomave të false, të marra jashtë Shqipërisë, por dhe për "pak neps seksual".

· Maj 2002 - Dhjetor 2007, ishte drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Rregullimit të Territorit- Turizmit; ku ka një dosje të ngarkuar me bëmat e punëve të brendshme me tokat në bregdet, në ujësjellësat, licencat dhe lejet e ndërtimit.

· Paralelisht, në periudhën Janar 2003 - Shtator 2005, ishte këshilltar i Jashtëm i Ministrit të Pushtetit Vendor, detyrë ku ka lënë shumë gjurmë punësh të pista e epshesh seksuale.

· Në dhjetor 2007, babai kumbar i kompanive të karburanteve e hoqi të birin Milton Nushi nga administrata shtetërore dhe e katapultoi kryeredaktor te gazeta "SOT", për ta shkëputur nga zullumet dhe veset e për të shpëtuar nga prangat, por edhe në gazetë e mbajtën vetëm 6 muaj.

· Në prill 2010, babai kumbar i kompanive të karburanteve e katapultoi Milton Nushin zv/drejtor dhe drejtor Informacioni në "TV-ALSAT" të kontrabandistit Rezart Taçi, ku qëndroi deri në muajin maj 2015.

· Korrik 2015 - Tetor 2017, rrufjani Milton Nushi ishte këshilltar i Avokatit të Popullit, ku bëri të njëjtat marifete që kishte bërë në të gjitha detyrat e mëparshme.

· Dhjetor 2017 - Qershor 2019, ishte këshilltar i Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ku kishte dhe visto në tenderët dhe koncesionet.

· Qershor 2019 - Qershor 2020, Milton Nushi u katapultua Këshilltar i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledar Çuçi.

· Qershor 2020 - Tetor 2021, Milton Nushi u katapultua Drejtor i degës Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit-Tiranë, ku është skeduar si zhvatës i kompanive ushqimore.

· Më 26 maj 2022, Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi, që ia dinte aftësitë si sekser, zar e hajdut Milton Nushit, udhëroi që ky të emërohej Administrator i Akademisë së Sigurisë, ku bëri batërdinë me tenderët dhe ryshfete pranimesh të studentëve të policisë, detyrë nga e cila u largua në qershor 2026, pasi lejoi helmimin e tretë të studentëve me ushqime, por u la jashtë hetimit.

· Raporti i KLSH-së zbuloi edhe këtë falsifikim që bëri Milton Nushi kur ishte Administrator i Akademisë së Sigurisë: me dokumenta false shpenzimesh fiktive në vlerë 17 milionë lekë, mashtroi sikur ushqimet e studentëve ua kishte dhënë qenve të policisë./Pamfletimilton nushi rezart taçi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Flamingot protestojnë/ Edi Rama firmos lejen për vilat e Celibashit dhe Fatmir Mediut të Gërdecit në Himarë 8 Tetor 2026, 19:2019:20Anti-Mafia Republikë feudale/ Dekani i Universitetit të Durrësit me kullë 20-katëshe në Golem; mister burimi i financimit 8 Tetor 2026, 13:3713:37Anti-Mafia BLOOM shpk e Laureta Sulajt hyn te Bankers, merr rekrutimin e stafit ndërsa kostot e nënkontraktorëve janë nën hetim nga SPAK 7 Tetor 2026, 10:1610:16Anti-Mafia Nga droga te tenderët e ilaçeve: Ilir Shehu (Pasholli), ortakëria me burrin e Olta Xhaçkës dhe heshtja e SPAK-ut 6 Tetor 2026, 11:4611:46Anti-Mafia Rektori i Universitetit të Tiranës, 'Prokurori i zi' i diktaturës; 694 tenderë e 62 milionë euro, me doktoraturë të vjedhur 5 Tetor 2026, 18:3518:35Anti-Mafia Nepotizmi i Edi Ramës/ Fondet e ilaçeve i komandon vajza e tezes së Lindës dhe gruaja e Vangjel Tavos 5 Tetor 2026, 12:0012:00Anti-Mafia