Një tufë bagëtish është goditur nga rrufeja mesditën e kësaj të premteje në fshatin Derdush, njësia administrative Dardhas, në Bashkinë Pogradec.
Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e goditjes nga rrufeja kanë ngordhur rreth 10 krerë bagëti të imta. Tufa, e përbërë nga rreth 190 dele dhe dhi, është në pronësi të shtetases Tatjana Biçoku.
Në vendngjarje janë nisur shërbimet veterinare, të cilat po kryejnë vlerësimin e gjendjes së bagëtive të mbijetuara dhe po marrin masat e nevojshme për trajtimin e tyre. Autoritetet bëjnë me dije se, për shkak të mungesës së sinjalit telefonik në zonën malore, komunikimi me barinjtë dhe pronaren e tufës ka qenë i vështirë, duke penguar marrjen e menjëhershme të informacionit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet

