Foto ilustruese/ Burime pranë Krimit Ekonomik lidhin Primo Hotel në Komunën e Parisit me legalizimin e parave të përfituara nga zhvatjet dhe mashtrimet e rrjeteve call center që operojnë kundër shtetasve europianë. Në qendër të dyshimeve shfaqet Neim Fejzulla, i biri i Haredin Fejzullës, bosi shqiptar i dënuar në Belgjikë për trafik droge.
Por skema nuk ndalet te hoteleria. Një tjetër emër ka dalë në sipërfaqe nga i njëjti hetim: Dorisa Fusha, administruese e "Doris FLOWERS" SHPK, një biznes lulesh që duket i thjeshtë por që, sipas burimeve, fsheh të njëjtën rrjedhë parash të pista
Përveçse kupola e administratës publike është mbushur me zyrtarë të korruptuar, persona me diploma false dhe individë me rekorde kriminale, në Tiranë po konsolidohet një model i rrezikshëm: paratë e krimit pastrohen hapur në mes të qytetit, përmes bizneseve të dukshme, të mbrojtura politikisht dhe institucionalisht.
Rasti konkret është Primo Hotel, i vendosur në Rrugën Medar Shtylla, në Komunën e Parisit, një nga zonat më të shtrenjta dhe më të monitoruara të kryeqytetit. Hoteli përfaqëson një investim gjigant, i dukshëm në strukturë, në standarde, në shërbim dhe në kapacitet, por që nuk ka asnjë mbështetje reale në dokumentet financiare të subjektit që e administron. Primo Hotel Komuna e Parisit Subjekti figuron i regjistruar si Person Fizik, me objekt shërbim hotelerie. Pasqyrat financiare nuk raportojnë ndërtesë, pajisje, mobilim, inventar apo ndonjë aktiv tjetër material që lidhet me investimin real të hotelit. Bilancet nuk tregojnë shpenzime furnizimi, shpenzime mirëmbajtjeje apo kosto operative që përputhen me funksionimin e një hoteli në këtë zonë. Në vend të kësaj, ato paraqesin rritje të konsiderueshme të zërit "të arketueshme të tjera", pa shpjegim ekonomik për burimin e këtyre parave.
Burime raportojnë se investimi dhe qarkullimi i financave në Primo Hotel lidhen me personin Neim (Nino) Fejzulla, i lindur më 23.11.1992 në Peshtan të Fierit. Burimet hetimore e identifikojnë atë si person kyç në menaxhimin e rrjeteve të call center-ave që operojnë me mashtrime dhe zhvatje financiare ndaj shtetasve europianë dhe përdor Primo Hotel si kanal për futjen e këtyre parave në ekonomi.
Këto para nuk mund të futen drejtpërdrejt në sistem pa kaluar nëpër struktura që duken të ligjshme. Sipas të njëjtave burime, Primo Hotel shërben si një prej këtyre strukturave, ku fondet e gjeneruara nga zhvatjet dhe mashtrimet e call center-ave filtrohen dhe paraqiten si të ardhura nga aktiviteti hotelier. I njëjti qark financiar çon edhe te "La Fortezza", një restorant-piceri e hapur brenda Kalasë së Tiranës, në Rrugën "Murat Toptani". Subjekti është regjistruar më 18 shkurt 2026 me kapital 100 mijë lekë dhe administrator Enea Miletin, por në pronësi figuron përgjysmë edhe Neim Fejzulla, me nga 50 për qind secili. Ambientet janë marrë me qira, por funksioni i tyre tejkalon çdo logjikë biznesi të zakonshëm. Sipas burimeve, "La Fortezza" përdoret si një tjetër kanal për të prerë fatura dhe për të kaluar si të ligjshme para që burojnë nga trafiku i drogës dhe zhvatjet me call center Piceri La Fortezza, Kalaja e Tiranes/ Kush është Dorisa dhe çfarë lidhjeje ka me rrjetin financiar të Neim Fejzullës?
Po të njëjtat burime, flasin tani edhe për një tjetër emër që lidhet me të njëjtin rrjet: Dorisa Fusha. Ajo figuron si administruese e vetme e subjektit "Doris FLOWERS" SHPK, një shoqëri e regjistruar më 24 shkurt 2026, me kapital 150 mijë lekë dhe objekt shitje lulesh e lodrash prej pellushi. Selia është në Rrugën "Sulejman Delvina", në një ambient në katin përdhe.
Sipas informacioneve, Dorisa Fusha lundron në një stil jetese shumë larg asaj që tregojnë pasqyrat e shoqërisë së saj. Makina luksoze me targa të personalizuara, sallone bukurie, dyqane lulesh që hapen si kërpudhat pas shiut; e gjitha kjo ka rënë në sy të hetuesve. Pyetja është e thjeshtë: si mund të financohet një jetë e tillë nga një biznes me kapital 150 mijë lekë, i regjistruar për të shitur lule dhe arusha pellushi? Burimet e lidhin Dorisa Fushën me të njëjtin qark financiar që kalon përmes Primo Hotel dhe që menaxhohet nga Neim Fejzulla. Luksi i saj, thonë ata, nuk është veçse pasqyrë tjetër e parave të zhvatura nga qytetarët europianë përmes mashtrimeve të call center-ave, që pastrohen më pas në biznese si "Doris FLOWERS". Një tjetër kanal, po i njëjti burim. Një tjetër element që rëndon mbi këtë çështje është fakti se ky aktivitet nuk është prekur nga kontrolle serioze për shkak të mbështetjes së drejtpërdrejtë nga një ish drejtues i Policisë së Tiranës, i cili rezulton i akuzuar së fundmi nga SPAK për çështje të tjera penale. Kjo mbrojtje, sipas të njëjtave burime, ka krijuar një zonë imuniteti rreth qarkullimit të parasë, duke e mbajtur hotelin dhe aktivitetin call center jashtë radarëve të shtetit.
Figurimi i Neim Fejzullës në informacionet operative përfshin edhe Spanjën, ku mbahet në vëmendje për arsye hetimore që lidhen me trafik droge dhe lëvizjen e parave jashtë kontrolleve bankare. Kjo përforcohet nga profili familjar, pasi Haredin Fejzulla, babai i tij, është dënuar në Belgjikë për drejtimin e një organizate kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit me përfitime mbi katër milionë euro, dhe është arrestuar në Madrid nga autoritetet spanjolle më 12 shtator 2024 pas një arratie të gjatë.
Të gjitha elementet, nga qarkullimi i parave pa bazë ekonomike, te mbrojtja institucionale, te lidhjet me një familje me histori kriminale të dokumentuar në Europë, krijojnë profil të mjaftueshëm rreziku për pastrim parash. E njëjta skemë, e vendosur në qendër të Tiranës, përsëritet te Primo Hotel, te "Doris FLOWERS" dhe te "La Fortezza". Një model që nuk shfaq transparencë dhe zhvillohet i pakontrolluar nga strukturat që duhet të mbrojnë financën publike dhe tregun e ndershëm.
Ne nuk themi se këto biznese janë aktivitete të paligjshme në dukje. Por fakti që struktura funksionale përdoren për të legalizuar para që burojnë nga zhvatja e shtetasve europianë, nga trafiku i drogës dhe nga rrjete call center-ash, përbën thelbin e krimit ekonomik. Kjo nuk është thjesht çështje bilancesh, por çështje sigurie.
Ne nuk themi se Primo Hotel apo "Doris FLOWERS" janë aktivitete të paligjshme në dukje. Por fakti që struktura funksionale përdoren për të legalizuar para që burojnë nga zhvatja e shtetasve europianë, nga trafiku i drogës dhe nga rrjete call center-ash, përbën thelbin e krimit ekonomik. Kjo nuk është thjesht çështje bilancesh, por çështje sigurie. /Pamfleti new project 2 fusha new project 1 new project unnamed Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Dyshohet se kultivuan 172 rrënjë kanabis, arrestohen babë e bir në Fushë-Arrëz 25 Gusht 2026, 13:3513:35Kronike Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në Don Bosko, arrestohet 37-vjeçari; e pëson edhe i plagosuri 25 Gusht 2026, 13:2813:28Kronike Ishte fshehur në ushqime, gjendet kokainë dhe hashash në ambientet e burgut 313 25 Gusht 2026, 12:5312:53Kronike Zjarr në kompleksin “MANGALEM”, merr flakë një ‘fast-food’ në katin e parë; ndërhyjnë forcat zjarrfikëse 25 Gusht 2026, 11:5311:53Kronike “Na thau krahët”, zbardhet telefonata e të mbijetuarit të atentatit në Dukagjin; eci 2 kilometra për të kërkuar ndihmë 25 Gusht 2026, 10:5310:53Kronike Masakroi prindërit me sqepar, banorët: 45-vjeçari me probleme, më parë ka plagosur edhe një person tjetër 25 Gusht 2026, 10:2510:25Kronike

