Lajme Zone
Rrjeti e “masakroi” sikur po i thurte lavde Enver Hoxhës, gruaja po tregonte indoktrinimin e fëmijëve gjatë diktaturës (VIDEO)
KulturëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rrjeti e “masakroi” sikur po i thurte lavde Enver Hoxhës, gruaja po tregonte indoktrinimin e fëmijëve gjatë diktaturës (VIDEO)

Një video e shkëputur nga një aktivitet në Bibliotekën e Lushnjës ka shkaktuar reagime të forta në rrjet, pasi Florika Ngucaj u interpretua nga shumë komentues sikur po i thurte lavde diktatorit Enver Hoxha. Video u publikua fillimisht nga deputeti i PD Saimir Korreshi dhe më pas u pasqyrua gjerësisht në media.

Një video e shkëputur nga një aktivitet në Bibliotekën e Lushnjës ka shkaktuar reagime të forta në rrjet, pasi Florika Ngucaj u interpretua nga shumë komentues sikur po i thurte lavde diktatorit Enver Hoxha. Video u publikua fillimisht nga deputeti i PD Saimir Korreshi dhe më pas u pasqyrua gjerësisht në media. Në fakt, Florika Ngucaj i përket një familjeje me histori persekutimi gjatë regjimit komunist dhe po rrëfente pikërisht mënyrën sesi fëmijët në atë periudhë detyroheshin të mësonin këngë për Enver Hoxhën. Pra, ajo që në rrjet u paraqit si nostalgji apo lavdërim për diktatorin, ishte pjesë e një rrëfimi mbi indoktrinimin e fëmijëve gjatë diktaturës. Aktiviteti ishte organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve për promovimin e librit të babait të saj, Neki Ngucajt. Neki Ngucaj është poet dhe shkrimtar vlonjat, me një histori personale të lidhur drejtpërdrejt me persekutimin gjatë regjimit komunist. Ai kaloi rininë në internim në Lushnjë, ndërsa më pas punoi edhe në ndërtimin e veprave industriale. View this post on Instagram A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)