Lajme Zone
KulturëReport TV

'Muzak Fest' rikthen artin në Apoloni! Emra të njohur të skenës shqiptare bashkojnë poezinë, muzikën dhe historinë


Në Apoloni për të dytin vit me radhe u zhvillua festivali “Muzak Fest”, veprimtari që i dhuroi Fierit mbrëmje gala’ duke bërë bashkë shumë emra të njohur të artiti shqiptar. Festivali i cili po kthehet në traditë synon të jetë festë e kujtesës dhe një testament i fjalës artistike në Shqipëri.

Parku Arkeologjik i Apolonisë u shndërrua këtë fundjavë në skenën e edicionit të dytë të “Muzak Fest”, ku arti u bashkua me historinë, duke rikthyer në vëmendje rrënjët, kujtesën dhe trashëgiminë kulturore. Në një prej siteve më të çmuara të trashëgimisë kulturore kombëtare, “Muzak Fest” erdhi këtë vit në formatin e një mbrëmjeje gala, ku poezia, muzika dhe interpretimi artistik u ndërthurën me historinë mijëravjeçare të Apolonisë. Në festival u bashkuan emra të njohur të artit shqiptar. LEXO edhe...Aksident në Fier-Seman, makina del nga rruga dhe përfn në kanal, plagoset shoferja (EMRI) Një tjetër dimension edicionit të dytë të “Muzak Fest” i dha Vlashent Sata, i cili përmes muzikës dhe interpretimit krijoi një atmosferë të veçantë në hapësirën monumentale të Apolonisë, duke bashkuar tingullin bashkëkohor me frymën poetike dhe historike të festivalit. “Muzak Fest” mbetet një festë e kujtesës, një testament kulturor dhe një mënyrë për të treguar nga vijmë, cilat janë rrënjët tona dhe çfarë zgjedhim të lëmë pas. Aktiviteti kulturor, i organizuar nga Bashkia Fier me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, synon të kthehet në traditë dhe të shndërrohet në një pasaportë të fjalës artistike dhe jo vetëm. SI.E./E.H/ReportTv.al Fier vlashent sata Muzak Fest Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.3% Të gabuar 88.8% Nuk e di 4.9% Vota total: 5051 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?