Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 44-vjeçarit Artan Murtaj, i njohur me nofkën “Tani i Ruzhdiut”, ngjarje e ndodhur në mes të qytetit të Sarandës. Mësohet se Murtaj ishte ulur në një lokal pranë kryqëzimit te ish-agjencia e vjetër, kur dy persona me motor që po ecnin drejt rrugës “Lefter Talo” iu afruan dhe hapën zjarr ndaj tij. Në momentin që ka konstatuar autorët, 44-vjeçari është ngritur dhe ka tentuar të largohet me vrap në drejtim të rrugës “Vangjel Pandi”. Megjithatë, autorët kanë vijuar të qëllojnë me armë zjarri, duke e goditur për vdekje. Murtaj u vra në rrugë, ndërsa gjatë të shtënave është plagosur edhe një kalimtar, Xhevdet Skëndaj. Pas ngjarjes, autorët janë larguar me motor dhe vijojnë të jenë në kërkim. Policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës, ndërsa po vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar për krimin. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: saranda vrasja

