Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) për muajin shtator 2026 kanë regjistruar gjithsej 107 aksidente rrugore. Si pasojë, 130 persona kanë mbetur të aksidentuar, të vrarë ose të plagosur.
Në një shtrirje më të gjerë kohore, gjatë periudhës janar-shtator 2026, numri i aksidenteve rrugore është rritur me 6,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 1.090 aksidente në shkallë vendi.
Shkaktari kryesor i këtyre incidenteve mbetet faktor njerëzor, ku sipas raportit 90,7% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.
Ndërkohë, sa i përket profilit demografik të përfshirë në ngjarje, grup-mosha 0-24 vjeç paraqet numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 27,1% të numrit total të aksidenteve të regjistruara në këtë periudhë.
Po sipas të dhënave të INSTAT, Tirana mban peshën kryesore me 401 aksidente dhe 493 të vrarë e të plagosur, e ndjekur nga qarku i Lezhës me 122 aksidente dhe Durrësi me 117 aksidente. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

