Lajme Zone
“Prokurori ka material nga kamerat dhe arma”/ Eksperti i kriminalistikës flet për plagosjen në sy të protestuesit
PolitikëCNA

“Prokurori ka material nga kamerat dhe arma”/ Eksperti i kriminalistikës flet për plagosjen në sy të protestuesit

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, komentoi sot n...

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, komentoi sot ngjarjen e rëndë që u shënua gjatë një prej protestave të të rinjve pak ditë më parë, ku 28-vjeçari Erjon Vishkulli u plagos në sy me plumb gome.

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Karamuço u shpreh se organet hetimore dhe të akuzës duhet të tregohen transparente lidhur me rastin, për shkak të ndjeshmërisë publike.

Sipas ekspertit, në bazë të procedurave hetimore, prokurori i çështjes e di se çfarë ka ndodhur, pasi zotëron material të grumbulluar nga kamerat dhe arma e sekuestruar. “Transparencën nuk e kërkojmë para organeve të hetimeve dhe akuzës. Prokurori i çështjes dhe ndoshta edhe ai i rrethit ose zëdhënësja e organit të akuzës, duhet të dilnin dhe të informonin publikun mbi veprimet dhe gjetjet aktuale, për sa kohë nuk cenojnë hetimet. Para se të sekuestonin kamërat dhe armën, prokururori e di se çfarë ka ndodhur. Ato që kanë ndodhur në Itali duhet t’i shërbejnë hetimit. Për shkak të ndjeshmërisë së lartë që ka kjo çështje, duhet të bëhen publike. Prokuroria e për detyrim. Urojmë t’i rikthehet shikimi”,-tha Karamuço./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.