Lajme Zone
Zjarri përfshin dy restorante tradicionale në Librazhd, zjarrfikësit shpëtojnë njërin prej tyre
Të tjeraTop Channel

Zjarri përfshin dy restorante tradicionale në Librazhd, zjarrfikësit shpëtojnë njërin prej tyre

Dy restorante tradicionale, të vendosura pranë njëri-tjetrit në breg të lumit Shkumbin ne qytetin e Librazhdit, janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.

Dy restorante tradicionale, të vendosura pranë njëri-tjetrit në breg të lumit Shkumbin ne qytetin e Librazhdit, janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shpëtimin e njërit prej tyre, ndërsa vijon beteja me flakët për të shpëtuar edhe restorantin tjetër.

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy prej restoranteve më të njohura dhe tradicionale në qytetin e Librazhdit, të cilat ndodhen në breg të lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë të dy objektet, të vendosura në afërsi të njëri-tjetrit.

Menjëherë në vendngjarje ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës, i cili është përballur me një situatë të vështirë për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, është bërë e mundur shpëtimi i njërit prej restoranteve, ndërsa operacioni vijon për shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e objektit tjetër.

Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar për shkaqet e rënies së zjarrit, dëmet materiale apo nëse ka persona të lënduar. Pritet që në vijim të dalin detaje të tjera mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje. Top Channel