Përshkallëzohen sërish tensionet pranë Ministrisë së Brendshme, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve, ndërsa këta të fundit janë kundërpërgjigjur duke hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit. Situata në zonë është tensionuar sërish, me përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, të cilët kanë krijuar një kordon për të penguar avancimin e turmës drejt Kryeministrisë.
Protesta vijon mes tensioneve, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet situata në terren. Top Channel

