Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për dy çështjet e dërguara në këtë organ nga Partia Demokratike. Në vendimin e arsyetuar, trupa kushtetuese sqaron se nuk është pranuar kërkesa e demokratëve për të ngritur një komision hetimor për çështjen e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, për shkak se nuk ka përmbushur kriterin kushtetues të ekzistencës së një “çështjeje të veçantë”, pasi objekti i propozuar nuk individualizon me qartësi faktet ose grupin e fakteve që do t’i nënshtroheshin hetimit parlamentar. LEXO edhe...‘Kryesia e PD po bëhet gati për Argita Malltezin kryetare’, Evi Kokalari: Sytë do të jenë te Shqipëria kur s’e prisni, haqet e Sali Berishës do t’u bien fëmijëve të tij Nga ana tjetër sa i takon pranimit të kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 Majit 2025, nuk e ka gjetur të bazuar argumentin e Kuvendit se ngritja e komisionit hetimor do ta shndërronte Kuvendin në një “superorgan”. Po ashtu Gjykata nuk e gjen të bazuar as argumentin e Kuvendit se ngritja e komisionit hetimor do të krijonte mbivendosje me Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, duke sjellë në vëmendje situatën e ngjashme që ka ndodhur edhe në 2021. P.J/ReportTv.al gjykata kushtetuese PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.6% Nuk e di 3.7% Vota total: 5583 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

