Lajme Zone
Rrëzohet një avion i vogël në Gjermani, humbin jetën 2 persona
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rrëzohet një avion i vogël në Gjermani, humbin jetën 2 persona

Dy persona humbën jetën kur një avion i vogël u rrëzua në Gjermaninë jugperëndimore.

Dy persona humbën jetën kur një avion i vogël u rrëzua në Gjermaninë jugperëndimore. Policia konfirmoi se të dy personat në bord humbën jetën në aksidentin që ndodhi pranë qytetit të Gundelsheim-it, raportoi transmetuesi publik rajonal SWR. LEXO edhe...Kancelari Merz në nivelin më të ulët të popullaritetit, sondazhi: 48% e gjermanëve besojnë se Merkel do t’i përballonte më mirë problemet e vendit Pas rrëzimit shpërtheu një zjarr, por u shua nga ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje. Sipas medias gjermane “Bild”, avioni po i afrohej një aerodromi të vogël në Gundelsheim kur, për arsye ende të paqarta, u përpoq të bënte një manovër, u kap në një gardh dhe më pas goditi një pemë, para se të rrëzohej në një vresht. Xh.K/ReportTv.al gjermani avion Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 72.1% Jo 20.4% Nuk e di 7.5% Vota total: 1528 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?