Djali i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj dhe shoku i tij do të hetohen në gjendje të lirë pasi akuzohet se ka dhunuar një punonjës policie. Sipas burimeve djali i Mataj së bashku me bashkëmoshatarin e tij 18-vjeç kanë goditur me grusht efektivin 25-vjeçar pas një konflikti në lagjen nr.6, Durrës. Motivet e sherrit mes të rinjve janë ende të paqarta. Elisabeta Mataj e akuzuar se përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet, u lirua nga qelia dhe u la në arrest shtëpie më 25-shtator. Ndërkohë pak ditë para se Mataj të lirohej nga qelia, bashkëshorti i saj Fetah Mataj u promovua në poste drejtuese në Bashkinë e Durrësit, duke u emëruar Përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve Urbane. LEXO edhe...Policia Rrugore Durrës në aksion, 20 drejtues të arrestuar dhe mbi 5 mijë gjoba për shkelje të Kodit Rrugor Më 18 korrik, Gjykata e Durrësit caktoi ndaj Matajt masën arrest në burg, që ishte lënë në fuqi edhe nga Apeli. Mataj dyshohet se bashkë me ish-shefen e financës Valbona Duni dhe arkëtaren Paola Dana, të dyja në masën arrest në shtëpi, përvetësuan 700 mijë euro të destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak. Pamjet e Matajt teksa i merrte paratë në zyrë me qese të zeza bënë xhiron e rrjetit, ndërsa fondet e shtetit regjistrohet sikur ishin dërguar për pensionet. Prokuroria po heton edhe dyshimet se paratë mund të jenë shpenzuar në kazino nga ish-drejtoresha e Postës së Durrësit ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Elisabeta Mataj Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 72.1% Jo 20.4% Nuk e di 7.5% Vota total: 1528 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

