Lajme Zone
EkonomiShqiptarja

Kultivimi i kanabisit në rënie! 23 % më pak gjatë 2026, u asgjësuan 157 mijë rrënjë! Shkodra ‘hambari’ i bimës narkotike, u kapën më shumë se tre të katërtat e totalit të zbuluar


Të paktën 114 persona u arrestuan, 28 në kërkim. Rritet ndjeshëm numri i fidanëve të kanabisit të sekuestruar: nga mbi 17 mijë në 2025, në mbi 131 mijë në 9 muajt e parë të këtij viti

Më pak bimë kanabisi të asgjësuara, por një rritje e fortë e fidanëve të kapur në fazë fillestare përgjatë sezonit të këtij viti. Të dhënat e Policisë së Shtetit, të siguruara nga Report Tv, tregojnë rënie në bilancin e luftës kundër kultivimit të kanabisit, krahasuar periudhën 1 janar deri më 30 shtator të këtij viti, me 10 mujorin e vitit 2025. Gjatë këtij viti, në janar-shtator, u asgjësuan 157,632 bimë narkotike, ndërsa në 10 mujorin e 2025-ës u asgjësuan 203,960 bimë, thënë ndryshe 46,328 bimë më pak, ose rreth 23%. Në vijim, duke qenë se sezoni është pothuajse drejt fundit, edhe shifrat finale për këtë vit nuk pritet të kenë diferencë shumë të madhe. Ndryshimi më i madh shfaqet te fidanët e kanabisit, të kapura në fazë fillestare apo akoma të pa kultivuara. Gjatë vitit 2025 u evidentuan dhe asgjësuan 17,447 fidanë, ndërsa vetëm deri më 21 shtator 2026, shifra ka arritur në 131,544 fidanë. Kjo do të thotë mbi 114 mijë fidanë më shumë se viti e kaluar, një rritje prej rreth 654%. Shifra tregon një diferencë shumë të madhe në evidentimin dhe asgjësimin e kultivimit në fazat e hershme. LEXO EDHE:Kontrolle në rrugët e Shkodrës, mbi 1,250 gjoba në një javë! 317 shoferë u kapën me shpejtësi, 6 në gjendje të dehur (VIDEO) Shkodra mbetet sërish qarku me numrin më të lartë të bimëve të asgjësuara në të dyja periudhat. Një vit më parë në këtë qark u asgjësuan 105,591 bimë, Ndërsa në vetëm 9 muaj të vitit 2026, shifra është ngjitur në 120 mijë e 222 bimë. Pra, Shkodra e rekordeve të kanabisit ka 14,631 bimë më shumë të asgjësuara në 2026, ose rreth 14% më shumë, ndonëse të dhënat e këtij viti akoma janë të paplota, sërish kalojnë 2025-ën. Thënë ndryshe, nga i gjithë totali i bimëve të asgjësuara, më shumë se tre e katërta u gjetën në Shkodër. E radhës është Tirana, e cila në fakt me 21,577 bimë, kryesisht të asgjësuara në malet e Krujës, për shkak të administrimit që e bënë Drejtoria e Policisë së kryeqytetit. Qarqet e tjera vijnë me radhë, por të papërfillshme në shifra, deri te Durrësi me vetëm 218 bimë. Gjatë këtij viti, policia evidentoi 155 autorë të përfshirë në rastet e kultivimit në të gjithë vendin. Prej tyre, 114 u arrestuan, 13 u hetuan të lirë, ndërsa 28 të tjerë u shpallën në kërkim. Siç mund të kuptohet, më shumë se gjysma i përkasin Shkodrës, me 65 autorë, 49 të arrestuar, 4 në hetim të lirë dhe 12 në kërkim. Më pas vijnë qarqet e tjera, ndjekur nga Lezha dhe Tirana. Gjatë periudhës që Report Tv disponon shifrat e këtij viti, strukturat e Policisë së Shtetit u angazhuar për verifikimin e 633 koordinatave të referuara nga Guardia di Finanza, e cila prej vitesh fluturon mbi qiellin shqiptar për të gjetur parcelat me kanabis, prej të cilave 408 koordinata rezultuan me bimë narkotike. U.D/Shqiptarja.com TAG: policia e shtetit kanabis droge Shkoder Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.1% Jo 21.6% Nuk e di 8.3% Vota total: 1054 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?