Një avion transporti ushtarak është rrëzuar në rajonin e Kemerovës të Rusisë në Siberinë jugperëndimore. Sipas mediave ndërkombëtar, si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën të 17 personat që ishin në bord.
Guvernatori i Kemerovës, Ilya Seredyuk njoftoi aksidentin ajror në Telegram, duke thënë se ndodhi pranë fshatit Yagunovo. Shkaku i rrëzimit është i panjohur, por Seredyuk tha se rrethanat e aksidentit të rëndë po hetohen nga autoritetet.
Një qendër reagimi ndaj emergjencave është ngritur në vendin e rrëzimit, me personel mjekësor, polici, shërbime emergjente dhe trupa të Gardës Kombëtare të vendosura. Mediat po ashtu kanë raportuar se ekuipazhi u përpoq ta largonte aeroplanin që po digjej nga ndërtesat e banimit deri në momentin e fundit.
Avioni “Antonov An-12” ishte në rrugë nga Novosibirsk në Siberi për në Kansk në Krasnoyarsk Krai. “Antonov An-12” është një avion transporti ushtarak me katër motorë turbohelikë i projektuar në vitet 1950, i projektuar në Bashkimin Sovjetik. Është përdorur gjerësisht për të transportuar trupa, pajisje ushtarake dhe ngarkesa.
Avionët ushtarakë rusë janë përfshirë në disa përplasje gjatë fluturimeve tranzit dhe ushtrimeve stërvitore, disa prej të cilave kanë rezultuar fatale. Në tetor, një avion luftarak rus Su-30 u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor të planifikuar në Kaliningrad Oblast, një enklavë ruse shumë e militarizuar në Detin Baltik, në kufi me Poloninë dhe Lituaninë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

