Lajme Zone
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rrezikuan të mbyteshin, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë e Ksamil (VIDEO)


Nëntë turistë të huaj, të cilët ndodheshin në vështirësi në det, në Himarë dhe Ksamil, janë ndihmuar nga Policia Kufitare dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia Kufitare e Vlorës u ka ardhur në ndihmë 9 turistëve të huaj, në 2 raste të ndryshme në Himarë dhe Ksamil, duke shmangur pasoja të rënda për jetën e tyre. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në Himarë, pas marrjes së njoftimit nga një spanjolle se i fejuari i saj kishte mbetur në vështirësi në det, pasi kajaku me të cilin po lundronte ishte fsur, ‘Blutë’ organizuan menjëherë operacionin që bëri të mundur shpëtimin e tij. LEXO edhe...Ylli Pata: Arsyet e bombardimit të industrisë së turizmit nga flamingot Ndërkohë në Ksamil, rreth orës 12:45, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë për t'u ardhur në ndihmë 8 turistëve brazilianë, pjesëtarë të së njëjtës familje, pasi mjeti i tyre lundrues, tip skaf plastik, rrezikonte të fsej në zonën prapa vendit të quajtur "Tre Ishujt". Turistët e huaj, fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar forcat e Policisë që ju kanë ardhur në ndihmë. Njoftimi i Policisë: DVKM Vlorë-Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u vijnë në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë dhe Ksamil, duke shmangur pasoja për jetën e tyre. Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i shërbimeve të Policisë Kufitare bëri të mundur shpëtimin e 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme të ndodhura gjatë ditës së sotme, në Himarë dhe Ksamil. Në Himarë, pas njoftimit të marrë nga një shtetase spanjolle se i fejuari i saj, shtetasi spanjoll A. G., kishte mbetur në vështirësi në det, në zonën e Filikurit, pasi kajaku me të cilin po lundronte ishte fsur, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. Brenda një kohe të shkurtër u bë i mundur lokalizimi i tij, nxjerrja nga uji dhe transportimi në mënyrë të sigurt pranë Pikës së Kontrollit Kufitar Himarë, duke shmangur pasoja për jetën. Në Ksamil, rreth orës 12:45, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë për t'u ardhur në ndihmë 8 turistëve brazilianë, pjesëtarë të së njëjtës familje, pasi mjeti i tyre lundrues, tip skaf plastik, rrezikonte të fsej në zonën prapa vendit të quajtur "Tre Ishujt". Falë ndërhyrjes së shpejtë me gomone dhe jet ski, të gjithë turistët u shpëtuan, ndërsa mjeti lundrues u rimorkua në mënyrë të sigurt drejt plazhit "Puerto Rico", në Ksamil. Të dyja ndërhyrjet u përmbyllën me sukses, pa pasoja për jetën apo shëndetin e turistëve, të cilët shprehën mirënjohjen dhe falënderimet e tyre për profesionalizmin, gatishmërinë dhe reagimin në kohë të shërbimeve të Policisë Kufitare. Policia Kufitare mbetet maksimalisht e angazhuar për garantimin e sigurisë së jetës në det dhe apelon për respektimin e rregullave të lundrimit, përdorimin e mjeteve të sigurisë, si dhe shmangien e lundrimit në zona që paraqesin rrezik. R.Xh/E.H/ReportTv.al Vlore himare Ksamil turiste Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.8% Jo! 19.1% Disi! 3.1% Vota total: 4659 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?